11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Inaugurohet rruga Arbanë—Landovicë në vlerë 3.5 milionë euro

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i shoqëruar nga drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Ballkanin Perëndimor, Mateo Colangeli dhe nga drejtori i Zyrës së BERZh-it në Kosovë, Neil Taylor, kanë bërë sot inaugurimin e projektit të rrugës Arbanë – Landovicë, e quajtur “Hyrja në Prizren”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Zgjerimi i kësaj rruge rajonale e financuar nga BERZh-i dhe e mbështetur nga Qeveria e Kosovës ka shkarkuar mjaft trafikun në qytetin e Prizrenit. “Këso projekte me standarde evropiane do të realizohen edhe në komuna të tjera të Kosovës”, tha Liburn Aliu dhe shtoi se “jemi të vendosur që të gjitha projektet, edhe përkundër telasheve të shumta që kanë, të vazhdojmë t’i përfundojmë”.

Prioritet për ministrin Aliu dhe dikasterin e tij është edhe hekurudha drejt bregdetit si dhe rruga Prizren – Tetovë.

“Jemi në fazën e fizibilitetit. Kemi bërë marrëveshje me Republikën e Shqipërisë, ku kemi nënshkruar marrëveshjen për financim të përbashkët dhe kanë filluar procedurat e prokurimit. Ky projekt, përpos fizibilitetit, e ka edhe projektin preliminar”, ka thënë ministri Aliu.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Ballkanin Perëndimor, Mateo Colangeli, tha se me Qeverinë e Kosovës do të bashkëpunojnë edhe për projekte të tjera të rëndësishme.

“Ajo çka vlen të theksohet për këto projekte është se jemi në një fazë të një krize energjetike, prandaj projektet e tilla kanë një domethënie për infrastrukturën e Kosovës. Projekt tjetër të cilin e veçoj, apo që është afër dhe në një fazë shumë të avancuar, është projekti i hekurudhës, lidhja veri-jug nga kufiri me Maqedoninë e Veriut në drejtim të Mitrovicës dhe kufirit me Serbi, po ashtu edhe projekti i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Gjilanit. Edhe ky projekt është në një fazë shumë të avancuar”, tha Colangeli.

Rruga Arbanë – Landovicë, e gjatë rreth tre kilometra, ka kushtuar rreth 3.5 milionë euro./RTK

Më Shumë

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Lajmet e Fundit