6.5 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Indi/ 16-vjeçarja përdhunohet dhe mbetet shtatzënë: Babai dhe i vëllai e vrasin atë nga turpi

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Indi ku një vajzë 16-vjeçare është përdhunuar dhe më pas ka mbetur shtatzënë, por që u vra nga babai dhe vëllai i saj me argumentin se ka “turpëruar” familjen.

Ngjarja ka ndodhur me datë 23 shtator në fshatin Shahjahanpur në Indinë veriore, atëherë kur 16-vjeçarja u shpall e zhdukur.

Mësohet se disa ditë më vonë, policia gjeti në një lumë trupin e vajzës me kokë të prerë. Kur policia mori në pyetje babanë e viktimës, ai e pranoi autorësinë e vrasjes.

Sipas ngjarjes të publikuar në gazetën Times of India, 16-vjeçarja disa muaj më parë mbeti shtatzënë me një të afërm të saj. Ai dyshohet se e përdhunoi atë.

Ajo fillimisht e fshehu shtatzëninë, por më pas u detyrua të rrëfejë ngjarjen. Në atë moment, babai në bashkëpunim me djalin, vëllain e vajzës, kanë filluar ta rrahin atë dhe më pas kanë vendosur ta vrasin.

Në artikullin e publikuar tregohet se sapo vajza të ndërronte jetë, ata do t’i prisnin kokën dhe do t’ia hidhnin trupin në lumë.

“Babai tregoi se e kreu vrasjen për shkak se ajo kishte mbetur shtatzënë”, i thanë burimet policore gazetës indiane.

Më Shumë

Në Dragobil të Malisheves, telashe me rrymë

  Në Dragobil të Malishevës janë evidentuar telashe me energinë elektrike gjatë procesit të sotëm të votimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Menaxheri i kësaj qendre,...

Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare nga numërimi i 95 përqind të votave. Si parti e parë renditet Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar...

Lajmet e Fundit