Infermierja në Malishevë del pozitive me koronavirus, kolegët e saj ende nuk janë testuar

Në mesin e 21 të infektuarve me Covid-19 është edhe një infermiere, e cila ka qenë duke punuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Ani pse ajo kishte pasur kontakte me stafin tjetër mjekësor, asnjë prej tyre nuk është izoluar, e puna në këtë objekt ka vazhduar normalisht këtë të martë, raporton KOHA.

Drejtori i QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina, ka treguar se ka kërkuar nga IKSHP-ja që të testohen të gjithë ata që kanë pasur kontakte, mirëpo ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Morina ka bërë të ditur se gjendja e të infektuarve me koronavirus është stabile, por, ka shtuar se, kanë mungesë të pajisjeve mbrojtëse.

Mbrëmjen e së hënës vetëm në këtë komunë janë konfirmuar 14 raste të reja, në mesin e tyre edhe fëmijë, e tashmë kjo komunë prin me më së shumti persona të infektuar me Covid-19.

Zyrtarë të Komunës së Malishevës kanë thënë se janë duke e menaxhuar situatën dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me persona që kanë ardhur nga diaspora.

Në orën 12:00, derisa ekipi i Kohës po qëndronte në Malishevë, qarkullimi i qytetarëve dhe i veturave po vazhdonte normalisht, derisa nuk është parë asnjë zyrtar policor edhe pas vendimit të Qeverisë.

Përndryshe, nga Komuna kanë bërë të ditur se nuk kanë pranuar vendim zyrtar në lidhje me kufizimin e lëvizjeve të qytetareve, e zyrtarët policorë kanë thënë se vendimi hyn në Qeveri që nga ora 20:00 në mbrëmje.

Malisheva ka më shumë se një javë që është futur në karantinë, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Më Shumë

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

Lajmet e Fundit