Të miturit e arratisur nga burgu i Lipjanit arrestohen në Duhël të Suharekës

Janë arrestuar dy persona të mitur në Duhël të Suharekës, pasi të hënën mbrëma ata ishin arratisur nga Shërbimi Korrektues në Lipjan.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka bërë të ditur zyrtari për informim në Stacionin Policor në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Janë arrestuar dy të mitur të cilët gjendeshin në mbajtje të masës edukative në Shërbimin Korrektues në Lipjan. Të njëjtit për momentin gjendet të ndaluar në Stacionin Policor në Suharekë dhe po presim që të njëjtit ti marr Stacioni Policor i Lipjanit”, tha zyrtari Osmanollaj.

Ai bëri të ditur se në Suharekë, gjatë kësaj jave, ka ndodhur edhe një rast i dhunës në familje, i cili rast me vendim të prokurorit ka shkuar në procedure të rregullt.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe me gjyqtarin mbikëqyrës të degës në Suharekë, Nuredin Abazi, i cili ka thënë se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë kërkesë për paraburgim apo masa tjera të natyrës urgjente.

Abazi shtoi se ende nuk është bërë dezinfektimi i objektit të gjykatës, si masë parandaluese për virusin Covid-19. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit