15.6 C
Prizren
E martë, 20 Maj, 2025

“Infinity ART”, ofron veprat në ndihmë të të tjerëve

Infinity ART-eksoxita ne prishtine1Këtë ekspozitë humanitare, që përpos pikturave dhe skulpturave kanë qenë të ekspozuara edhe disa fotografi artistike, e ka organizuar Qendra Kulturore “Infinity ART” që është e përbërë nga një grup i Artistëve të talentuar të cilët janë të përkushtuar për të krijuar vepra origjinale me vlera të larta artistike.

Më shumë se pesëdhjetë punime që i takojnë artit pamor janë ekspozuar gjatë tërë ditë së shtunë në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë, ku të hollat nga shitjet e tyre do të shkojnë për gjashtëmbëdhjetëvjeçaren, Rebeka Rexhepi, e cila ka disa javë që po kurohet jashtë vendit.

Shtatëmbëdhjetë artistë të ndryshëm kanë ofruar pesëdhjetë e dy piktura dhe shtatë skulptura për qytetarët në kryeqytet, në mënyrë që këta të fundit të kenë mundësi t’i blejnë ato për ta ndihmuar Rebeka Rexhepin.

Këtë ekspozitë humanitare, që përpos pikturave dhe skulpturave kanë qenë të ekspozuara edhe disa fotografi artistike, e ka organizuar Qendra Kulturore “Infinity ART” që është e përbërë nga një grup i Artistëve të talentuar të cilët janë të përkushtuar për të krijuar vepra origjinale me vlera të larta artistike.

Marjan Nikolla, drejtor i “Infinity ART”, ka deklaruar për “KultPlus” se qëllimi i organizimit të kësaj ekspozite humanitare është që ta motivojmë rininë dhe artistët e vendit që përmes veprave të tyre të kontribuojnë ndaj të gjithë atyre të cilët kërkojnë ndihmë për mjekim.

“Pesëdhjetë për qind e shitjeve të pikturave, skulpturave dhe fotografive të cilat janë të ekspozuar sot këtu do të shkojnë në fondin e familjes së Rebeka Rexhepit që po kurohet në Austri. Një ndër qëllimet e këtij organizimi ishte që të gjithë artistët e rinj të cilët i kanë të ruajtura veprat artistike në arkivat e tyre t’i ekspozojnë ato para qytetarëve në mënyrë që ata të kenë mundësi t’i blejnë këto vepra dhe nëpërmjet kësaj të ndihmohen sadopak të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë mjekuese”, ka thënë Nikolla, duke shtuar më pas se në muajt në vazhdim do të hapën edhe ekspozita tjera të karakterit humanitar nga Qendra Kulturore në të cilën udhëheq ai.

Ndërkohë, skulptorja Arjeta Miftari, që kishte ekspozuar tri vepra artistike në këtë ekspozitë, ka thënë se përmes shitjeve të këtyre veprave do të bëhet përpjekje të shpëtohet një jetë e njeriut.

Infinity ART-ezpozita ne prishtine“Ne si artistë e kemi parë të arsyeshme që përmes veprave tona artistike të kontribuojmë në një farë mënyre ndaj atyre të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe për t’u mjekuar. Deri më tani është shitur vetëm një skulpturë në vlerë prej 300 eurove, e të cilën e ka blerë drejtori i Universitetit “Iliria”, ku pesëdhjetë përqind do të shkojnë për shërimin e Rebekës. Po presim të kemi edhe më shumë shtije deri në përmbyllje të këtij aktiviteti. Mariani së bashku me grupin “Infinity ART”, ka bërë një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë skulptorja Miftari, që shoti se edhe në të ardhmen qytetarët do të kenë mundësi të shohin skulpturat e saj të shfaqura në ekspozita humanitare.

Mjetet e grumbulluara nga shitja e veprave të artit pamor që ishin të shfaqura në këtë ekspozitë do të shkojnë në fondin “Të gjithë për Rebekën”, një iniciativë kjo për ta ndihmuar sadopak mjekimin e Rebeka Rexhepit nga Prishtina.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj shtatë zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, dyshohet se mashtruan në një tender

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J., për shkak...

Aksident me fatalitet në Pouskë të Prizrenit, vdes një grua

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Pouskë të Prizrenit. Një grua ka humbur jetën, derisa dy persona të...

Lajmet e Fundit