Infrastruktura rrugore, kanalizimi dhe ujësjellësi në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, kanë parë nga afër punimet që po realizohen në lagjen “Bajram Curri”, e cila është ndër lagjet më të frekuentuara të komunës së Prizrenit.
Me këtë rast, kryetari Haskuka theksoi se në kuadër të këtij projekti përfshihet ndërtimi i rrugës prej 3100m (3 kilometra), ndërtimi i ujësjellësit me gjatësi 1500m si dhe ndërtimi i kanalizimit me gjatësi 2500m, ku deri më tani kanë përfunduar më shumë se 50 përqind të punimeve.
Kryetari Haskuka falënderoi drejtorin Krasniqi për përkushtimin e dhënë, si dhe banorët e lagjes “Bajram Curri” për durimin që po e tregojnë gjatë realizimit të punimeve

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit