7.5 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Injorohen deputetët, nuk ftohen zyrtarisht për seancë

Kuvendi i Kosoves14Ndonëse Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës i ka njoftuar mediet se nesër nga ora 12:00 do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive ku pritet të zgjedhet kryetari dhe Kryesia e re e Kuvendit, ata të cilët do të duhej të njoftoheshin zyrtarisht, përfaqësuesit e popullit nuk kanë marrë njoftim me shkrim nga Sekretaria e Kuvendit.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Blic, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama.

“Zyrtarisht askush nuk na njoftuar për vazhdimin e seancë së nesërme të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Lama për Gazetën Blic.

Është praktikë e Kuvendit të Kosovës, që kur ka seanca të papritura apo të jashtëzakonshme, deputetët pos me shkrim, njoftohen edhe përmes telefonit.

Pas takimit të sotëm që kanë pasur lideri i LDK-së, Isa Mustafa me atë të PDK-së, Hashim Thaçi janë dakorduar që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nga ora 12:00. Ndërkaq, marrëveshja ndërmjet dy partive pritet të nënshkruhet nesër në ora 10:00.

Gazeta Blic ka mësuar se pas zgjedhjes së Kryetarit dhe të Kryesisë së re të Kuvendit, ndodh që gjatë ditës së nesërme të zgjedhet edhe Qeveria.

Më Shumë

Mbijetesa e Rahovecit 029, Latifi e quan kapitull krenarie për qytetin

Rahoveci 029 ka siguruar qëndrimin në elitën e Superliga e Kosovës në basketboll pas një fitoreje dramatike në vazhdime ndaj Golden Eagle Ylli me...

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren/Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

  Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme...

Lajmet e Fundit