Kuçi: Asgjë nuk është definuar për postin e Kryeministrit

Kuci-hajredin5-30Partia Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Hashim Thaçi, duket se nuk do të heq dorë lehtë nga posti i kryeministrit të vendit.

Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë thënë se ende nuk është definuar asgjë sa i përket postit të kryeministrit.

Njeriu i dytë i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë për Gazetën Blic se ende nuk është definuar asgjë.

“Ende nuk ka asgjë zyrtare. Nesër në ora 10 nënshkruhet dhe definohet çdo gjë”, ka thënë Hajredin Kuçi për Gazetën Blic.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi e Isa Mustafa janë në kontakte të vazhdueshme dhe ata do të vendosin.

“Kryeministri është në kontakt me z. Mustafa dhe ata vendosin”, ka thënë Kuçi.

Gazeta Blic duke u thirrur në burime të sigurta brenda takimit të sotëm ndërmjet Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, ka raportuar se tashmë të dyja partitë janë pajtuar që Isa Mustafa, do të jetë kryeministri i ri i vendit. / Gazeta Blic/

Më Shumë

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Lajmet e Fundit