4.2 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Inspektorati i Arsimit në Prizren, shkelë ligjin për ngelcat e “Remzi Ademajt” (Dokument)

Inspektorati i Arsimit (SIA) në Prizren,ka mundësuar në mënyrë të jashtëligjshme edhe një mundësi të rivlerësimit për nxënësit që kanë humbur vitin në Gjimnazin “Remzi Ademaj”.

Afër 100 nxënës të kësaj shkolle, sivjet kanë humbër vitin shkollor. Numri më i madh i tyre është i klasës X dhe XI.

Drejtori i shkollës, Sali Ademaj ka kërkuar nga kujdestarët e këtyre klasave që t’i njoftojnë nxënësit që kanë ngelur me tre apo katër nota të dobëta se do të kenë edhe një mundësi të rivlerësimit.

Ademaj në njoftimin që ka siguruar “PrizrenPress” sqaron se rivlerësimi do t’ju mundësohet nxënësve me rekomandim të Inspektoratit të Arsimit(SIA).

Ndërkaq, ky vendim i SIA-s është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, për vlerësimin e shkallës së arritshmërisë së nxënësve .

Udhëzimi Administrativ, parasheh se nxënësit mund të ankohen 48 orë pas komunikimit të suksesit. Procesi mësimorë në këtë shkollë ka përfunduar me 5 qershor, ndërkaq njoftimi për mundësin e rivlerësimit është shpallë me 24 qershor. Organizimi i rivlerësimit të nxënësve, do të bëhet me 3.7.2015./PrizrenPress.com/

11667866_859074077508831_1949934324_n11647207_859071090842463_1979756854_n

Më Shumë

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Ishte zhdukur në luftë, rivarroset vogëlushi nga Krusha e Vogël

Në Krushë të Vogël ka nisur ceremonia e rivarrimit të Ajvaz Shehut, vogëlushit që ishte vrarë dhe zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. I...

Lajmet e Fundit