4.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Inspektorati ndalon ekskursionin e paautorizuar të gjimnazistëve malishevas

Inspektorati i Komunës dhe Njësia Policore e Malishevës, të martën, kanë ndaluar realizimin e një ekskursioni të paautorizuar me nxënësit e klasave të dhjeta të gjimnazit “Hamdi Berisha”.

Kësaj ndalese i ka paraprirë njoftimi i Drejtorisë komunale të Arsimit dhe Edukimit, që ka shprehur qëndrimin se çdo organizim që del jashtë dispozitave të Udhëzimit administrativ të MASHT-it për aktivitetet jashtëshkollore konsiderohet si e paligjshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Drejtoria e Arsimit dhe Edukimit, më saktë drejtori Blerim Thaçi, Inspektorati i Komunës dhe Njësia Policore e Malishevës 2 institucione në koordinim të përbashkët, herët në mëngjes, të martën, kanë marrë masat të cilat bazohen në UA të MASHT-it me numër 02/2016 i të 12.01.2016 dhe ndaluan agjencitë dhe operatorët ekonomikë, që të mos e realizonin një ekskursion me nxënësit e klasave të 10-a, të gjimnazit “ Hamdi Berisha” të paraparë më 01.05.2018”, thuhet në komunikatën e Komunës.

Aty theksohet se edhe në të ardhmen nuk do të lejohen organizimet e jashtëligjshme dhe janë paralajmëruar masa ligjore për të gjithë tejkaluesit e ligjit në institucionet publike dhe private…

Më Shumë

Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë

Pasurinë që e posedojnë duhet ta deklarojnë. Kështu, mijëra zyrtarë të funksioneve publike në Kosovë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre për...

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Lajmet e Fundit