4.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Inspektorët e Malishevës në aksion për zbatimin e urdhëresës për mbylljen e lokaleve në ora 23:00

Njëra nga masat parandaluese për mbrojtje nga virusi korona (COVID-19), është edhe mbyllja e lokaleve hoteliere në ora 23:00, dhe me qëllim të zbatimit të kësaj mase, inspektorët komunal të Malishevës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës, gjatë natës së mbrëmshme, i kanë vizituar të gjitha lokalet hoteliere dhe i kanë njoftuar pronarët lidhur me masën, si dhe i kanë urdhëruar ti mbyllin lokalet, edhe pse shumica prej tyre ishin të njoftuar dhe e kanë zbatuar këtë masë.

Nga 12 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 3 super filma të ri

Mbrëmë, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, së bashku me inspektorët dhe zyrtarët policor, i kanë inspektuar të gjitha lokalet hoteliere në qytetin e Malishevës dhe në disa vendbanime tjera, dhe në të gjitha rastet i kanë informuar pronarët për masën parandaluese që duhet ta zbatojnë.

Drejtori Kastrati, ka bërë të ditur, se “inspektorati komunal do të jenë në shërbim 24 orë në ditë dhe pas paralajmërimeve të shpërndara, të gjithë ata që nuk i zbatojnë masat për mbrojtjen e shëndetit publik, do të gjobiten sipas ligjeve në fuqi”.

Përndryshe, inspektorati komunal i Malishevës, është urdhëruar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për zbatimin në përpikëri të të gjitha masave parandaluese për mbrojtje nga COVID-19, të cilat i ka ndërmarrë qeveria dhe organet përgjegjëse shëndetësore në vend, dhe sipas masave të parapara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për të mbrojtur nga ky virus, i cili është shpallur pandemi.

Megjithatë, organet komunale të Malishevës, ju bëjnë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen, pasi në vendin tonë nuk ka raste të infektimit nga ky virus, por zbatimi i masave parandaluese krijon siguri më të madhe për të gjithë.

Më Shumë

Komuna e Malishevës nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e fermerëve me pajisje bujqësore

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi që synon mbështetjen e fermerëve në këtë komunë. Sipas tij,...

Sulm ndaj zyrtarit policor në Samadrexhë, arrestohet i dyshuari

Një incident është raportuar mëngjesin e së martës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë...

Lajmet e Fundit