21.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Shqipëria ka mbyllur kufirin me Kosovën

Pikat kufitare me Shqipërinë janë mbyllur sot në orën 6.00.

Me vendim të Qeverisë shqiptare, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, pikat do të jetë të mbyllura deri më 15 mars, ora 24:00, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës, raporton ekonomia online.

“QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë. Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës. Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale (ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.

Lajmi është konfirmuar edhe përmes telefonit dhe postës elektronike.

Deri më tash në Shqipëri janë konfirmuar 23 raste me koronavirus, ndërsa një ka humbur jetën si pasojë e tij.

Qeveria në krye me Edi Ramën ka marrë po ashtu masa tjera, duke ndaluar qarkullimin edhe Brenda vendit.

Më Shumë

Bashkimi fiton dramën në Prizren, merr epërsinë në gjysmëfinale ndaj Borës

Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-off”-it të ProCredit Superligës, duke mposhtur Borës me rezultat të ngushtë 73:70 në palestrën...

OVL e UÇK-së: Keqkuptimi në Has është tejkaluar, bashkëluftëtarët mbeten të bashkuar

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (OVL e UÇK-së) ka njoftuar se një keqkuptim i ndodhur disa ditë më parë në...

Lajmet e Fundit