8.3 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Instituti Italian i Kulturës shtrin aktivitetin edhe në Prishtinë

Ministri Kujtim Gashi priti sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin diskutoi për shtrirjen e veprimtarisë së Institutit Italian të Kulturës edhe në Kosovë dhe për organizimin e një koncerti që do të mbahet më 4 qershor për nder të kompozitorit Gioachino Rossini, në 150 vjetorin e vdekjes së tij.

Ministri fillimisht e njoftoi ambasadorin italian për paraqitjen e Kosovës në Bienalen e Venedikut, duke e informuar për numrin e madh të vizitorëve që kishte Pavijoni i Kosovës dhe me këtë rast e falënderoi ambasadorin Sardi edhe për ndihmën e ofruar nga Ambasada e Italisë.

Ministri Gashi tha se bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Ambasadës së Italisë është shumë i mirë dhe për t’u vlerësuar.

“Të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet e përbashkëta që kemi realizuar kanë treguar për një vullnet dhe frymë bashkëpunimi dhe gjithmonë në interes të kulturës”, tha ministri Gashi.

Ndërkaq, ambasadori Sardi tha se e Italia mbështet Kosovën për të qenë e pranishme në ngjarjet e rëndësishme ndërkombëtare dhe pjesëmarrja e Kosovës në Bienale tregon se bashkërisht jemi në rrugë të mbarë.

Sardi e njoftoi ministrin Gashi se pas takimit të mëhershëm, kur është diskutuar për shtrirjen e Institutit të Kulturës Italiane edhe në Kosovë, si ambasadë e kanë parashtruar kërkesën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë dhe ajo është miratuar. Ambasada e ka njoftuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ambasadori kërkoi nga ministri që të formalizohet kjo nismë dhe shtrirja e Institutit të Kulturës Italiane, që ndodhet në Tiranë, të bëhet realitet edhe në Kosovë, gjë e cila do të mundësonte që ngjarjet kulturore që mbahen në Tiranë të shtrihen edhe në Prishtinë.

Ministri Gashi tha se plotësisht është i gatshëm për të filluar procedurat për zyrtarizimin e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor edhe në Kosovë.

“Personalisht si ministër dhe stafi i MKRS-së do të angazhohemi maksimalisht për ta jetësuar sa më shpejtë idenë e shtrirjes së këtij institucioni edhe në Prishtinë dhe për këtë do të nënshkruajmë edhe një memorandum bashkëpunimi”, tha ministri.

Ministri e ambasadori diskutuan edhe për koncertin që do të organizohet për nder të kompozitorit Rossini, me ç’rast Ministri Gashi me kënaqësi do të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit: Nëna dhe bija që u plagosën nga bashkëshorti, në gjendje stabile

Dy viktimat, nëna dhe bija që u therën me thikë në orët e para të së premtes nga bashkëshorti, përkatësisht babai, janë në gjendje...

Infografika e D4D-së për Gorozhupin e Prizrenit: Sfida të mëdha, por potencial i lartë për zhvillim rural

Demokracia për Zhvillim (D4D) ka publikuar një infografikë për fshatin Gorozhup të Prizrenit, e cila paraqet sfidat aktuale me të cilat përballet komuniteti, por...

Lajmet e Fundit