Të moshuarit në Prizren i vidhet kuleta duke dalë nga banka, policia e kap hajnin

Një 86-vjeçar nga Prizreni ka raportuar të premten në Polici se të premten i është vjedhur kuleta derisa po dilte nga banka.

Policia rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se sot ka arrestuar personin A.K., i cili ka plaçkitur të moshuarin, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:20 minuta të datës 25 maj, një plak i vitlindjes 1932 pasi kishte dalë nga hapësirat e një banke në Prizren kishte vërejtur se i mungonte kuleta me një shumë parash. Pas denoncimit të rastit, policia e Prizrenit ka nisur me hetime të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarit A. K.

Gjatë intervistës, i dyshuari, i ballafaquar me provat materiale ka qenë bashkëpunues. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti mbetet nën masën e arrestit policor.

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit