Inter është finalisti i dytë i Europa League, teksa më 21 gusht do të ndeshet me Sevilla në Koln të Gjermanisë. Zikaltrit shkëlqyen sonte, duke fituar 5-0 ndaj Shakhtar Donetsk në stadiumin e Dusseldorfit. Vetë rezultati flet për dominimin.
Interi ka gjetur avantazhin për 1-0 në 19’. Zikaltrit arritën të dërgonin topin në rrjetë me anë të të zakonshmit Lautaro Martinez. Argjentinasi dërgoi topin në rrjetë pas një krosimi të Barrelas në zonë. Mbrojtja kundërshtare harroi të vetëm në zonë Lautaron dhe ky i fundit nuk gaboi. Kaq për pjesën e parë.
Ishte minuta e 64? e ndeshjes kur Brozovic krosoi si duhet një top nga goditja e këndit dhe gjeti mjaft mirë D’Ambrosion. Ky i fundit nuk gaboi brenda zones për 2-0. Inter merr zemër dhe luan mirë, ukrainasit duket se dorëzohen.
Për të ardhur në 74’, kur Lautaro Martinez rrotullohet mjaft mirë në hyrje të zonës së Shakhtar dhe gjen cepin e portës. Goli i dytë për argjentinasit dhe i treti për Interin. Nuk do të ndalej këtu furia zikaltër, teksa në 78’ Lukaku shënon golin e katërt.
Romelu Lukaku në 84’ shënon dolin e dytë personal dhe pestin për skuadrën. I 11-i gol për belgun në këtë sezon të Europa League. Më pas Inter mund të kishte shënuar edhe një gol të gjashtë, por gjithsesi, mbyllet 5-0.