3.3 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Interesim i madh për DokuFest

Afër pesë mijë bileta janë shitur deri në ditën e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Filmave Dokufest. Të rinj dhe persona të grup-moshave të ndryshme vijnë çdo vit në muajin gusht në qytetin e Prizrenit për të përcjellë filmat që shfaqen në Dokufest.

Drejtoresha e festivalit, Nita Deda ka thënë për KosovaPress se mbarëvajtja e festivalit është duke shkuar shumë mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë vit Dokufest ka edhe kinema të reja, siç është ajo në lokacionin e Kalasë.

“Tema e festivalit sivjet është e ardhmja. Përmes programit që kemi filluar, po provojmë të bëjmë një hulumtim, i kemi ftuar njerëzit të hulumtojnë të ardhmen. Programi i Dokufest-it sivjet është program shumë i pasur, përfshinë shfaqjen e mbi 230 filmave me 6-të kategori garuese edhe në kategoritë speciale të festivalit, prej të cilave mund t’i theksoj dy retrospektiva, retrospektiva e Johnh Smith, regjisor i njohur anglez, i cili është pjesëmarrës në festivalit. po ashtu edhe retrospektiva e regjisorit amerikan Travis Wilkerson , i cili përveç se do t’i prezantojë filmat e tij në Dokufest, e ka bërë edhe trailerin e festivalit që gjendet në të gjitha faqet. Në anën tjetër, paralelisht me shfaqjen e filmave janë duke shkuar edhe aktivitetet shtesë të festivalit. Sivjet në programin e fotografisë, jemi duke e shënuar me një bashkëpunim shumë të veçantë të Dokufestit me Marub-in, që është Muzeu i Marubit, i cili përmban mbi 500 mijë fotografi, një arkiv që dokumenton mbi 100 vjet të historisë së Shqipërisë”, tha Deda.

Sa i përket sponsorëve që mbështesin Dokufestin, Deda u shpreh se ka disa biznese të reja që po e mbështesin festivalin.

“Ka kapacitet për biznese të ndryshme për t’u bërë pjesë e këtij evenimenti dhe me na ndihmuar në programin e festivalit, i cili është program kualitativ, na kushton shumë dhe nuk është se ne kemi mjaft mbështetje prej ministrisë. Jemi të gëzuar për bizneset e reja që na mbështesin neve”, tha Deda.

Aktori Romir Zalla nga Tirana, i cili kishte ardhur në Prizren për të përcjellë programin e Dokufestit, vlerëson se filmat nacionalë janë shumë të mirë. Ai njëherësh tregoi se luan në filmin “Bon Apetit”, i cili sivjet shfaqet në Dokufest.

“Unë në fakt kam ndjekur më shumë programin nacional e filmave, kryesisht të Kosovës dhe Shqipërisë dhe po mendoj se, të paktën ata që kam parë unë, janë filma të mirë dhe cilësor me të gjithë përbërësit, edhe sa i përket regjisë, edhe aktrimit dhe elementet e tjerë, muzikës e të tjerë”, u shpreh ai.

Për vullnetarin Andi Bilibani, pjesa më e rëndësishme e DokuFest mbetet mikpritja.

“Pjesa më e rëndësishme e DokuFest është mikpritja dhe shopi, në të cilin jam duke punuar sivjet për herë të parë. Mund të them se në pjesën ku organizohet festivali, ka më shumë njerëz nga jashtë se të Kosovës. Do të thotë ka edhe shqiptar që vijnë nga vende të ndryshme, e po ashtu ka edhe turistë të ndryshëm të shteteve të ndryshme”, ka thënë ai.

Për turistin Jacob Agee, ishte hera e parë që vinte në Kosovë dhe fakti se kishte ndjekur edhe programin e Dokufest e bënte të ndjehej mirë, ndërsa shprehet se do të vijë sërish në Kosovë nëse do të ketë mundësi.

“Është me të vërtet shumë mirë. E kam shijuar shumë mirë deri më tani dhe ka një atmosferë mbresëlënëse. Kam parë rreth 10 filma dhe më kanë pëlqyer shumë. Kualiteti shumë i mirë i kinemasë”, tha ai.

Ndryshe, ky është viti i 16-të që mbahet Festivali Dokufest në qytetin e bukur të Prizrenit./KosovaPress/

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shënon përmirësim në ranglistën botërore të universiteteve sipas platformës Webometrics

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka bërë të ditur se në janar 2025 është renditur 1,864 vende më lart në ranglistën botërore të universiteteve...

Kryeqytetasit triumfojnë në Prizren

Sigal Prishtina fitoi ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 71:77 (25:18, 13:29, 12:16, 21:14), në javën e 20-të të ProCredit Superligës. Të përkrahur nga tifozët...

Lajmet e Fundit