14.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Irani arreston personin që ka filmuar pamjet e rrëzimit të avionit të pasagjerëve ukrainas

Është arrestuar në Iran personi, i cili ka filmuar pamjet, që tregojnë se një aeroplan pasagjerësh ukrainas është qëlluar nga një raketë.

Besohet se ai do të përballet me akuza në lidhje me sigurinë kombëtare, transmeton KTV.

Aeroplani u rrëzua pasi u ngrit nga Teherani të mërkurën e javës së kaluar, duke vrarë të gjithë 176 personat në bord. Irani ka thënë se aeroplani u rrëzua aksidentalisht dhe njoftoi për arrestimin e disa personave për incidentin.

E presidenti Hassan Rouhani tha që hetimi i vendit të tij do të mbikëqyret nga një “gjykatë speciale”. Mediat iraniane raportuan se Garda Revolucionare e ka dërguar në paraburgim personin që qëndron prapa videos.

Por, një gazetar iranian me qendër në Londër që fillimisht postoi pamjet, ka këmbëngulur që burimi i tij është i sigurt dhe se autoritetet iraniane e kanë arrestuar personin e gabuar.

Më Shumë

Bora fiton në Rahovec, vazhdon serinë pozitive në 2026

Bora ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Rahovecin 029 me rezultat 77:85, në një ndeshje që e kontrolloi...

Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen dhe vullnetarë

Vazhdon operacioni i kërkimit për personin e zhdukur në fshatin Zatriq – Rahovec Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, është duke...

Lajmet e Fundit