4.7 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Isa “Marathonomaku” i LDK-së

znun rusiShkruan: Zenun Rusi

Që nga koha e prishjës së BLLOK-ut dhe lidhja e koalicionit PDK – LDK, kush më shumë e kushë më pak, që nga subjektet që padashur mbetën në opozitë, si liderët të këtyre subjekteve, por pa përjashtuar edhe analistë të pavarur nuk lënë kush pa kritikuar njëri – tjerin, por në agjendë të shumicës nga ta, por edhe nga portalet e (pa)varura, Isa dhe LDK-ja janë protagonistë kryesor të akuzave të fundit. Kemi lexuar lloj-lloj shkrimi, thujase po të jenë të vërteta ashtu siç thuhet LDK-ja nuk mbeti më me asnjë strukturë të sajë, dhe me asnjë simpatizantë, gjoja shkaku i koalicionit me PDK-në.

Nuk është për habi që atë që e kërkoi në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet Parlamentare lideri Isa Mustafa nuk arriti ta realizojë duke u renditur partia e dytë më e votuar në vend, por nuk është për tu nënvlesuar Isa falë një strategjie ndoshta prej politikani më të shkathët arriti ta përfitoj pozitën e që të udhëheq me Qeverinë e cila ndoshta brenda pak orësh do të formohet.

Janë shumë faktorë që e bëjnë Isa Mustafën të ndjehet i akomoduar para elektoratit të tij. Të gjithë ata që e votuan Isën e din që ka qenë i nominuar për Kryeminstër, ata e votuan për këtë qëllim. Por Isa këtë pozitë e grabiti pas gjashtë muajsh pasi përfunduan zgjedhjet.

Si veproi Isa për ta realizuar premtimin e tij dhënë simpatizantëve të LDK-së ndoshta shumë pak politikanë arrisin që ta përfitojnë një gjë të tillë në politikë. Këtë e arriti LDK-ja me Isën. Arriti ta formoj BLLOK-un opozitar për ta bllokuar PDK-në që ta rrisë pazarin politikë. Ramushit shumë me lehtësi ia dhuroi pozitën e Kryeministrit ndoshta e dinte që një gjë e tillë është e parealizueshme, vetëm për ta bllokuar deri në atë masë që Ramushi mos të bisedoj me PDK-në për koalicion për në pozitë më pak se e Kryeministrit, sepse vetëm AAK-ja ka pasur mundësi që me PDK ta lë Isën në opozitë. Ramushi e hangri mirë karremin e Isës.

Bllokada arrit deri në klimaks saqë PDK vetëm për ta thyer BLLOK-un dhe për të qenë pjesë e qeverisjes e futi në pazar edhe pozitën e Kryeministrit.

Nuk e besoj që strukturat dhe simpatizantët e LDK-së me të vërtet e akuzojnë Isën, ku në mbledhjen e Këshillit të Përhjithshëm të LDK-së votuan 95% pro edhe koalicionit me PDK-në me kusht që LDK-ja të udhëheq me Qeverinë.

Elektorati e votoi LDK-në që Isa të jetë Kryeministër, jo Ramushi. Këtë edhe pse nuk ia arriti që në zgjedhje të del partia e parë, por për të udhëhequr me Qeverinë ia arriti falë politikës së tij.
Besoj që strategjia dhe politika e strukturave të LDK-së jo vetëm që nuk është për tu akuzuar, por duhet për tu vlerësuar, si Marathonomaku i LDK-së.

Më Shumë

Riemërohet Liridona Misinaj Piraj drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka riemëruar sot Liridona Misinaj Piraj drejtoreshë në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, pas tërheqjes nga...

Limaj në Prizren: “Çeliku i luftës” viziton “Çelikun e paqes” (VIDEO)

Nisma Socialdemokrate sot bëri fushatë në qytetin e Prizrenit. Aty, kreu i kësaj partie Fatmir Limaj pos që shijoi kafe, vizitoi edhe tregun, derisa sefte...

Lajmet e Fundit