12.1 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Isa Mustafës i ‘shkëputet krahu’ i Malishevës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur KuKuvendi i LDK-së në Malishevë: merr fund epoka e Januzit-humb krahu Mustafës, në Kuvendin zgjedhorë më datën 17 maj 2015 në Malishevë. Kuvendi pritej të jetë pa tensione, por gjerat ndryshuan kur ambiciet për pushtet dolën në pah.

Prej muajsh ishin tre grupe që vepronin në terren për të marrë timonin e Partisë në Malishevë, por të dielën ishte dita kritike. Januz Kastrati Kryetari i deritashëm synonte edhe një mandat derisa bashkëpunëtoret e deri djeshëm Sami Kafexholli, Rrahim Morina dhe Bajrush Hoti kishin përgatitur befasinë e radhës.

Ata tash kishin vendosur ti ndajnë rrugët me Januz Kastratin dhe Salih Morinën dhe gjerat rrodhen në atë drejtim. Burimet e Malishevapresit brenda Kuvendit të LDK-së thanë se Januz Kastrati me kandidimin për kryetar të partisë ishte i bindur që do të merrte mbështetjen maksimale dhe për këtë arsyeje i kishte mohuar në një fare forme kandidimin Deputetit të Kuvendit të Kosovës Salih Morina, i cili kishe pasur ambicie për të udhëhequr këtë degë.

Mos kandidimi i Sali Morinës kishte ardhur pikërisht nga kandidimi i Januz Kastratit pasi që këta shihen si grupi i njëjtë që është në mbështetje të Kryetarit aktual të LDK-së Isa Mustafa. Nga 8 delegat që i dërgon në Kuvendin e përgjithshëm të LDK-së dega në Malishevë,  sipas burimeve brenda LDK-së 6 janë kundër Isa Mustafes. Nëse vazhdohet edhe në degë të tjera të LDK-së me dominim të grupeve që nuk janë në mbështetje të Isa Mustafes, Kryeministri aktual rrezikon të mos i fitoj zgjedhjet brenda LDK-së dhe kjo do të qonte edhe deri në humbjen e postit të tij si  kryeministër  në Qeverinë e Kosovës ku LDK ndan pushtetin me PDK-në./MalishevaPress.com/

Më Shumë

Totaj e Abrashi në garë për të dytën herë për Prizrenin

Në qytetin që është i dyti më i madh në vend, Prizreni, në garë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë shkuar Shaqir...

Kardiologjia Invazive në Spitalin e Prizrenit realizoi 82 procedura të pavarura brenda dy muajve

Shërbimi i Kardiologjisë Invazive në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit ka shënuar një hap të madh në ofrimin e trajtimit modern për pacientët me...

Lajmet e Fundit