11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Nesër fillon dezinsektimi kundër rriqrave në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të së hënës, të Këshillit të Drejtorëve, me ç’rast u bë e ditur, se nesër, varësisht prej kushteve atmosferike, pritet të filloj edhe fushata e dezinsektimit kundër rriqrave. Në këtë fazë, do të bëhet spërkatje selektive, e zonave endemike, dhe kjo bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Sipas drejtorive përkatëse, të angazhuara në luftimin e EHKK-së, u bë e ditur se, se përgatitjet janë bërë dhe kompania e përcaktuar nga Ministria e Bujqësisë, pritet që të martën të startoj me spërkatjen selektive të zonave endemike, kundër rriqrave, si masë parandaluese për mbrojtje nga prekja e virusit të EHKK.

Po ashtu edhe drejtoria e bujqësisë, ka bërë të ditur se edhe faza e dytë e repelimit të kafshëve pro ecën mirë dhe nuk ka probleme. Repelimi kafshëve, bëhet në kuadër të luftimit dhe parandalimit të EHKK.

Nga raportimet e drejtorive, tjera, u bë e ditur se sot, do të filloj asfaltimi i një rruge në fshatin Shkarashnik, ndërsa janë sanuar dëmtimet e rrugës në fshatin Gurbardh. Po ashtu u bë e ditur se është duke u rregulluar edhe kanalizimi i ujërave atmosferik në qytetin Malishevës, ku shumica e defekteve janë evituar dhe ky sistem tashmë është funksional.

Në mbledhjen e sotme, u diskutua për përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Lajmet e Fundit