11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Ish-asamblisti i Komunës së Malishevës pranon se nuk e kishte deklaruar pasurinë, thotë se ishte i zënë me punë

Ish-asamblisti i Komunës së Malishevës, Izet Morina, në seancën fillestare të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka pranuar fajësinë për veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit Bajram Kryeziu, i akuzuari Izert Morina, ka deklaruar se ndihet fajtor për këtë vepër penale dhe se ky ishte një veprim i paqëllimshëm nga ai.

“E pranoj se nuk e kam deklaruar në afat kohor pasurinë, por kamë qenë shumë i angazhuar me punë, dhe për këtë arsye nuk e kam deklaruar pasurinë”, ka thënë i akuzuari.

Pranimi i fajësisë nga i akuzuari, nuk është kundërshtuar nga prokurori Kryeziu, dhe është aprovuar nga gjykatësi i çështjes Njazi Morina, me arsyetimin se i akuzuari i ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit të fajit, se ky pranim gjen mbështetje në provat dhe faktet që i përmban aktakuza si dhe aktakuza nuk përmban asnjë shkelje ligjore apo faktike.

Ndryshe, në seancë ka prezantuar edhe përfaqësuesja e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Lindita Ahmeti, e cila ka kërkuar që i akuzuari të dënohet sipas ligjit.

Shpallja e aktgjykimit në këtë çështje penale do të bëhet më 21 maj 2019, në ora 15:00.

Sipas aktakuzës së ngritur më 27 dhjetor 2017, Izet Morina, akuzohet se nga data 1 mars e deri më 31 mars 2017, në cilësinë e zyrtarit së lartë publike, respektivisht këshilltar në Asamblenë Komunale në Malishevë edhe pse ka qenë i detyruar ta bëjë deklarimin e pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare, nuk ka deklaruar pasurinë për periudhën e vitit 2016, edhe pse këtë është dashur ta bëjë deri më datën 31.03.2017.

Në aktakuzë thuhet se me këto veprime, i akuzuari Izet Morina, ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 437 par.1 të KPRK-së. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Europa League: Leverkuseni i Granit Xhakës përballet me Romën

Pas gjysmëfinaleve të para të Champions League, në rend do të jenë ato të Europa League. Në këtë fazë të garës së dytë më të...

“Beteja e Koshares” – Quni: Në raport me Serbi gjithmonë krijonim epërsi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-Ministri i Mbrojtjes tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni ka dhënë detaje ekskluzive lidhur me Betejën e Kosharës. Quni...

Lajmet e Fundit