Pesë aktakuza ndaj gjashtë personave në Prizren 

Prokuroria Themelore Prizren, ka ngritur dje pesë aktakuza ndaj gjashtë personave.

Ata dyshohen për vepra penale.

Prokurori i Shtetit njofton  se gjatë 24 orëve të fundit, në Prizren janë ndaluar edhe disa persona.

Raporti i plotë pa ndërhyre

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet V.S.,  nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit kujdestar në Departamentin e Përgjithshëm është ndaluar për 48 orë personi me inicialet J.P., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181 paragrafi 4 i KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit R.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186 paragrafi 4 nënparagrafi 4.1, lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin  248 të KPRK-së. Rasti ka të bëjë me dhunë në familje.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

Bastisje:

Nga Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti i Përgjithshëm, janë bërë dy kërkesa për bastisje në dy raste të ndara në regjionin e Prizrenit, për vepra penale të vjedhjes.

Sekuestrimet e përkohshme:

Pas kërkesës së prokurorit kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhërit për bastisje, është kryer bastisje në fshatin Tërrnje – Komuna e Suharekës.

Në këtë rast janë sekuestruar:

 

–           Një (1) pushkë automatike AK-47 e kalibrit 7.62 mm;

 

–           Një (1) karikator;

 

–           Një (1) fishek i të njëjtit kalibër.

 

 

 

Më Shumë

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për...

Aksident në autostradën për Prizren, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një akisden trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën për Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk...

Lajmet e Fundit