-2.3 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Ish-drejtori i Financave në Prizren kërkon kthimin në ekzekutiv

Posti i drejtorit të Financave në Komunën e Prizrenit ka mbetur vakant që prej muajit gusht të këtij viti, kur ish-drejtori Ertan Simitçi i KDTP-së pati dhënë dorëheqje për shkak të një aktakuze të ngritur ndaj tij nga Prokuroria.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, prej asaj kohe nuk ka emëruar drejtues tjetër në këtë dikaster komunal. Ndërsa së fundmi, ish-drejtori Simitçi ka bërë kërkesë te shefi i ekzekutivit lokal, sikurse edhe te KDTP-ja, për t’u kthyer në këtë pozitë, shkruan sot Koha Ditore.

Simitçi ka konfirmuar për gazetën dorëzimin e kërkesës në këto adresa. “Po, kam bërë kërkesë te kryetari i Komunës dhe organet e partisë për me u kthye në vendin e punës si drejtor i Financave. Shpresoj që për një kohë të shkurtër të marr përgjigje pozitive”, ka thënë Simitçi.

Ai ka theksuar se këtë kërkesë e ka bërë për faktin se procedura gjyqësore ndaj tij po zvarritet, ndërkohë që edhe Kushtetuta e Kosovës parasheh që çdo person i akuzuar për vepër penale “prezumohet të jetë i pafajshëm derisa të mos dëshmohet fajësia e tij në pajtim me ligjin”.

“Jam i gatshëm me u kthye në vendin e punës si drejtor i Financave, pasi procedura gjyqësore po zvarritet. Jam në gjendje me krye detyrën deri në përfundimin e procedurës gjyqësore me vendim të plotfuqishëm, pasi që edhe Kushtetuta parasheh prezumimin e pafajësisë për personin e akuzuar”, ka deklaruar Simitçi.

Sinjale për një kthim të mundshëm të Simitçiut në ekzekutivin lokal ka dhënë edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haksuka, gjatë paraqitjeve mediale në javën e shkuar, me ç’rast pat theksuar se për këtë çështje nevojiten konsulta edhe me KDTP-në.

Më Shumë

Vrasje në tentativë në një lokal në Malishevë, plagoset me armë zjarri një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të vrasjes në tentativë në Malishevë. Rasti ka ndodhur të premten në ora 03:25. “Është raportuar se...

Policia shqiptoi 2051 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2051 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit