24.8 C
Prizren
E shtunë, 17 Korrik, 2021

Ish-drejtori i Inspektorateve në Prizren thotë se e çoi lëndën në Prokurori posa mori vesh për ndërtimin e dy kateve pa leje

 Ish-drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve, Islam Thaqi, ka thënë se e ka kuptuar se një ndërtim ka pasur tejkalime për dy kate vetëm atëherë kur i ka dërguar inspektorët në terren.

Ai ka treguar njëra se në momentin që ka vërejtur shkelje lëndët i ka dërguar në Prokurori përfshirë edhe lëndën ndaj Nexhmedin Musliut, i cili po akuzohet se nuk ka ndërmarrë veprime dhe ka lejuar dy kate të ndërtimit të një shtëpie në Prizren në kundërshtim me ligjin.

Këto deklarime, Thaqi i ka bërë në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prizren ku po vazhdon gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimit, Nexhmedin Musliu, i cili akuzohet për korrupsion pasi nuk ka ndërmarrë veprime e dy kateve në shtëpinë që ndodhet në “Qylhan” të Prizrenit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari Thaqi ka thënë se kur ka marrë pozitën e Drejtorit kishte kontrolluar lëndët dhe kur ka vërejtur se ka probleme i ka dërguar në Prokurori.

Ai ka thënë se inspektorët janë përgjegjës të bëjnë kontrollimin e ndërtimeve nëse janë duke shkuar sipas lejeve.

Sipas tij, nuk mund të bëhen tejkalime në etazhitet jashtë lejes ndërtimore si në rastin e tejkalimit të dy kateve të shtëpisë.

Ai theksoi se deri në dorëzimin e lëndës në Prokurori, nuk është marrë asnjë veprim konkret në ekzekutimin e konkluzionit për rrënimin e objektit.

Pas dëgjimi të dëshmitarit, kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha, ka njoftuar se seanca e radhës mbahet me 24 gusht, duke filluar nga ora 10.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, të përpiluar më 14 janar 2020, Nexhmedin Musliu po akuzohet se nga prej  nëntorit 2014 e deri në maj 2016, si inspektor i ndërtimit nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të përcaktuara me ligj.

Sipas aktit akuzues, Musliu ka qenë përgjegjës për inspektimin e ndërtimeve në rrugën “Muhaxherët” – zona e “Qylhanit” në Prizren, por i njëjti nuk ndërmerr veprime për rrënimin e ndërtimit pa leje të bërë në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, Planin Zhvillimor Urban të komunës dhe lejeve të ndërtimit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit.

Tutje, në aktakuzë thuhet se investitorëve Ruzhdi Fandaj dhe Tahir Haziraj u kanë mundësuar që në mënyrë të pakontrolluar të vazhdojnë ndërtimet e katit të tretë dhe të katërt të shtëpisë individuale, duke bërë konstatimin formal të gjendjes faktike në procesverbale.

I pandehuri Musliu, sipas aktakuzës, asnjëherë nuk e ka zbatuar masën e rrënimit edhe pse ka qenë i obliguar për një gjë të tillë, duke i sjell përfitim investitorëve, ku ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit në “Qylhan” të Prizrenit.

Ndryshe, Nexhmedin Musliu është i akuzuar edhe në disa raste të tjera, që lidhen me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

LDK: Pushteti i Prizrenit u tregua i paaftë me mësimdhënësit

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK)në Prizren e ka kritikuar pushtetin lokal për paaftësi në realizimin e projektit për sigurimin e shujtave ditore për mësimdhënësit. “Bazuar në...

Pasi pranoi fajësinë dënohet me dy vite burgim dhe 1 mijë euro gjobë i akuzuari për shitje të marihuanës në Prizren

Me dy vite burgim dhe 1 mijë euro gjobë është dënuar Shend Hyseni, i cili e ka pranuar fajësinë për veprën penale “Blerje, posedim,...

Dragash:E bën të fejuarën për spital, për shkaqe xhelozie

Gjatë ditës së djeshme një grua nga Dragashi ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj. I...

11 të vdekur pasi u goditën nga rrufeja në Indi

Një goditje rrufeje vrau të paktën 11 njerëz dhe plagosi shumë të tjerë në qytetin verior të Jaipur në Indi. Viktimat po bënin selfie nën...

Diaspora e gatshme t’i japë kredi Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka filluar të ofrojë bono të Thesarit për diasporën, me qëllim të orientimit të fondeve të diasporës në financime që mundësojnë...

Plani i Biden për ta çuar vaksinën në çdo shtëpi

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve konfirmuan se zonat ku vaksinimi ishte në shkallën më të ulët po shohin rritje të shtrimeve...

Arkivi i Kosovës çel në Tiranë ekspozitë për Ukshin Hotin

Ekspozita me titull “Bëje ose vdis!”, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Ukshin Hotit, e përgatitur dhe ideuar nga kryeshefi i Agjencisë Shtetërore i Arkivave...

Në këtë vend temperaturat arritën deri në 54 gradë celcius

Deri në 54 gradë celsius kanë arritur temperaturat në Kaliforni. Shtetet perëndimore amerikane përballen me temperatura përvëluese. Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi një paralajmërim për...

Lumir Abdixhiku ia konfirmon kandidaturën Anton Qunit për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar kandidaturën e deputetit të këtij subjekti politik, Anton Qunit, për kryetar të Komunës...

Për dy javë erdhën rreth 500 aeroplanë me mërgimtarë

Shumë bashkatdhetarë tanë, që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore, ia kanë mësyrë Kosovë për pushime. Sipas Zyrës për Informim të...

Rahovec, shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për vjedhjen e kapakut të kazanit të rakisë

 Edmond Limanhaxhiu ndodhet në burg kurse Jonuz Mahmetu nuk e ka arsyetuar mungesën në seancën e mbajtur të mekurën ku të dy akuzohen për...

Prizren/ Policia shqipton 282 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, vozitësve ua merr edhe patentë shoferin

Policia në Prizren ka bërë të ditur se kanë shqiptuar gjithsej 282 kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë. Sipas policisë, po ashtu vozitësve u janë...

Arsenali transferon White-n

Arsenali  është afër që ta transferojë Ben White-n, pasi oferta është pranuar nga Brightoni. Topçinjtë kanë qenë në bisedime për javë të tëra në lidhje...

Arrestohen 24 persona

Vetëm gjatë së dielës, Policia e Kosovës ka arrestuar 24 persona. Ata u arrestuan për kryerjen e veprave të ndryshme penale.     Policia ka njoftuar se 21...

Gjenocidi i planifikuar në Srebrenicë më 11 korrik 1995

  Nga Sheradin Berisha 26 vjet më parë! Si sot, 26 vjet më parë, (më 11 korrik 1995) në Srebrenicë të Bosnjës u ekzekutuan barbarisht mbi 8372...

Gjermani, mbi 100 të vdekur dhe qindra të zhdukur teksa shiu i rrëmbyeshëm shkatërron Evropën

Gjermani: Më shumë se 100 të vdekur dhe qindra të zhdukur ndërsa shiu i madh shkatërron Evropën Evropa është goditur ditët e shiut të rrëmbyeshëm...

Lajmet e Fundit