Ish-komandanti i UÇK-së flet pas ftesës nga Specialja: Nuk më duhet avokat në Hagë

Ismet Tara është emri i fundit i ftuar nga Gjykata Speciale. Ish-komandant Hoxha në luftën e UÇK-së ka folur rreth ftesës së Gjykatës Speciale.
Tara ka deklaruar se do të shkojë në Hagë pa asnjë avokat, të huaj as vendor. Ish-komandanti i UÇK-së ka thënë se ndihet krenar që ka qenë pjesë e luftës çlirimtare.

“Me 17 shkurt jam ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të akuzuarit. Nuk ndihem i mërzitur aspak për ftesën që më është bërë. Ndihem krenar që kam qenë pjesë e luftës çlirimtare. S’e kam fare këtë brengë. Brengë duhet të kenë vetëm ata që rrjedhin lot krokodili në parlament, presidentit me komandantët që e kanë votuar këtë gjykatë”, ka thënë Tara për Indeksonline.

I njëjti ka thënë se ishte ushtari i parë në Rahovec nga UÇK-ja.

“Do të shkoj në Hagë pa asnjë avokat. Nuk më duhet asnjë avokat vendor, apo i huaj”, ka përfunduara Ismet Tara.

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit