Ish-komandanti i ushtrisë serbe, tash kandidat për President të Serbisë, e hap fushatën në Prizren

Kandidati për president të Serbisë dhe ish-shefi i shtabit të ushtrisë serbe, Zdravko Ponos, ka qëndruar sot për një vizitë në qytetin historik të Prizrenit, ku edhe ka hapur fushatën e tij.

Ponos ka thënë se Prizreni ka mbetur po ai qytet i bukur, derisa sipas tij, në rrugët e qytetit mungon gjuha serbe. Ai thotë se do të donte që Prizreni të ndryshonte dhe të dëgjohej në rrugë serbishtja dhe gjuha shqipe.

“Prizreni është ende qytet i bukur si atëherë, por diçka i mungon. I mungon diçka kaq e madhe, kaq evidente, i mungon gjuha serbe në rrugë. Do të doja që të ndryshonte, të bëhej sërish Prizreni i vjetër i bukur me serbisht dhe shqip në rrugët e tij”, ka thënë Ponos.

Tutje Ponos ka treguar se si kishte filluar karrierën e tij prej ushtaraku 35 vjet më herët në Kosovë./GazetaExpress/

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit