Ish-komandanti që kërkoi “gjykim special” që në vitin 2007

bicajEdhe pse në atë kohë, përkatësisht në vitin 2007 as që flitej për mundësinë e themelimit të Gjykatës Speciale, ka pasur komandantë të tillë që në shenjë revolte ndaj denigrimit të luftës kanë kërkuar nga institucionet e drejtësisë në vend t’i hetojnë të bëmat në luftë, për të dëshmuar kështu luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Se ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kanë filluar të revoltohen me proceset e vazhdueshme gjyqësore ndaj individëve të cilët e kanë udhëhequr këtë luftë, tregon më së miri edhe rasti i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Aziz Bici.

Bici, i cili vjen nga fshati Mazgit, Komuna e Obiliqit, ka qenë Komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 142, Zona Operative e Shalës (ZOSH), kishte vendosur që lëndën e tij në vitin 2007 ta dërgoj në prokurori, që kjo e fundit ta hetoj luftën të cilën ai e ka bërë në uniformën e UÇK-së.

Këtë e ka bërë në shenjë revolte për të dëshmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“Gjatë gjithë periudhës së pasluftës (nga pushtetet vendore dhe ndërkombëtare, madje edhe mediat) është tentuar që të denigrohet lufta jonë për liri. Andaj tash kam vendosur që luftën time të drejtë, për lirinë e popullit ta dërgoj në prokurori”, ka thënë Bici për Telegrafin.

Më Shumë

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit