8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Ish-lojtari i Lazio-s dhe Inter-it pezullohet pasi shkeli protokollet antidoping

Reprezentuesi senegalez, Keita Balde është pezulluar deri më 5 dhjetor për shkelje të protokollit antidoping në Itali, njoftoi klubi i tij aktual Spartak Moska.

“Lojtari u ndalua nga gjykata kombëtare italiane antidoping deri më 5 dhjetor për shkelje procedurale gjatë një kontrolli dopingu teksa luante te Cagliari”, tha Spartak në një deklaratë.

Klubi rus nuk dha detaje mbi natyrën e kësaj “shkeljeje”, megjithëse deklaroi se asnjë substancë e paligjshme nuk u zbulua në mostrën e testuar atë ditë.

Sipas Spartak, 27-vjeçari nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në stërvitje deri në 22 ditë para përfundimit të dënimit, sipas rregulloreve të FIFA-s.

Balde (dikur i lojtar Lazio, Inter dhe Monaco), luajti te Cagliari sezonin e kaluar në Serie A përpara se të bashkohej me Spartak Moskën.

Pezullimi i Balde, fitues i Kupës së Afrikës me Senegalin shkurtin e kaluar, rrezikon seriozisht shanset e tij për të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar, e cila do të përfundojë më 18 dhjetor.

/Albanianpost.com

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Ilaz Osmanaj, 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura në Prizren

Mbrëmjen e së mërkurës, një aksident me fatalitet ngjau në rrugën “Wesli Clark” në Prizren.   Si pasojë, i vdekur mbeti një këmbësor, 34-vjeçari Ilaz Osmanaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Familjarët...

Lajmet e Fundit