3.8 C
Prizren
E martë, 28 Mars, 2023

Ish-ministrat të shqetësuar me ikjen e mjekëve nga Kosova: Shëndetësia drejt kolapsit

Ministrat që kanë udhëhequr me dikasterin e shëndetësisë po shprehen të shqetësuar me ikjen e mjekëve nga vendi.

Ata thonë se ndër arsyet pse profesionistët shëndetësor po e shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit janë pasiguria e mirëqenies ekonomike dhe pagat e ulëta në Kosovë.

Kjo ka bërë që shumë mjekë të orientohen drejt vendeve perëndimore për një vend pune më të mirë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se largimi i mjekëve nga Kosova është ndër problemet më të mëdha që po ballafaqohet shëndetësia.

Ai përmend një mori faktorësh që kanë ndikuar në këtë fenomen, duke e quajtur këtë si “tragjedi” në aspektin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

“Largimi i mjekëve nga Kosova dhe shkuarja në vende të tjera për të punuar dhe lënia e sistemit shëndetësor në vend paraqet një prej problemeve më të mëdha në të cilat është duke u ballafaquar shëndetësia dhe për fat të keq institucionet e vendit janë duke nënçmuar këtë problem dhe nuk janë duke i dhënë rëndësinë e duhur. Arsyeja pse po ndodh është se mjekët e rinj e kanë humbur perspektivë profesionale të tyre”.

“Pasiguria e mirëqenies ekonomike, pagat tejet të ulëta të gjitha kanë bërë që profesionistët shëndetësor ta shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit që paraqet tragjedi në aspektin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për popullatën sepse mungesat që do të vërehen në vend pas disa vjetëve janë të jashtëzakonshme”, tha Agani.

Edhe ish-ministri Armend Zemaj e sheh mjaft shqetësuese largimin e mjekëve nga Kosova, kjo për faktin se nuk ka mbështetje dhe përkrahje as nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Nuk po shohim asnjë lëvizje. Të paktën një lëvizje nga kjo qeveri në ruajtjen e trurit ose në mbajtjen e profesionistëve shëndetësor në Kosovë. Dhe kjo është shqetësuese mungesa e ligjit të pagave, e përkrahjes financiare dhe e atyre të cilët meritojnë përkrahje. Dhe kjo është gjendja që është duke u zhvilluar sidomos shqetësimi është për ikjen e mjekëve në vazhdimësi ose largimi nga institucionet publike drejt institucioneve private shëndetësore”, tha Zemaj.

Sipas Zemajt, gjendja ne spitale është mjaft shqetësuese sepse ka mungesë nga lista e barnave esenciale.

Tutje, ai tha se listat e pritjes tashmë kanë kaluar çdo limit duke e quar shëndetësinë drejt kolapsit.

“Kapacitet e mjaftueshme i ka të trashëguara nga puna e mirë që është bërë gjatë pandemisë. Por tash duhet përgjegjësi, duhet aftësi për t’iu dalë zot problemeve që kanë qytetarët sidomos në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Por këtë nuk po e shohim as nga qeveria më së paku nga ministri dhe Ministria e Shëndetësisë”.

“Gjendja është ajo që paraqitet shumë reale ankesat e përditshme, mungesat e përditshme qoftë nga lista e barnave esenciale, që është listë e stërzgjatur e ofrimeve shëndetësore. Listat e pritjes tashmë kanë kaluar në ekstrem në pritje dhe problemet që shfaqen dhe që i keni parë qoftë në klinikën e onkologjisë dhe në klinika të tjera që tashmë kanë kaluar në nivel të kolapsit në shëndetësi”./eo/

Më Shumë

I dashuri ia pagoi biletën në rend të parë, por e ndau pasi pa Chris Brownin duke i bërë vallëzim sensual të dashurës së...

Chris Brown bëri që një çift të ndahej pasi ai bëri një vallëzim provokues mbi prehrin e një femre në një nga koncertet e...

BIK-u me vendim për aktivitetet gjatë muajit të Ramazanit për këtë vit

Bashkësia Islame e Kosovës, në një mbledhje të mbajtur ditë më parë, ka vendosur në lidhje me aktivitetet që do të jenë përgjatë muajit...

Një gazetar ideal

Vjedhje në Rahovec

Lajmet e Fundit