0.8 C
Prizren
E martë, 31 Janar, 2023

Ish-presidenti rus e quan NATO-n ‘entitet kriminal’

NATO e dyfishoi të martën angazhimin e saj për ta përfshirë një ditë Ukrainën në radhët e saj, një premtim që disa zyrtarë dhe analistë besojnë se ndihmoi në nxitjen e pushtimit të Rusisë këtë vit.

Aleanca më e madhe e sigurisë në botë u zotua gjithashtu të dërgojë më shumë ndihmë për forcat ukrainase të bllokuara në betejë me trupat ruse.Furnizimet e Ukrainës me pjesë këmbimi për rrjetin e saj të dëmtuar të energjisë elektrike po mbarojnë mes bombardimeve të vazhdueshme ruse.

Kompanive evropiane u kërkohet të dhurojnë urgjentisht komplete të tepërta për ta ndihmuar Ukrainën ta kalojë dimrin, pasi hapi i fundit në bombardimet ruse që kishin si shënjestër termocentralet dhe nënstacionet rezultuan në ndërprerje të energjisë elektrike që po zgjasin 48 orë ose më shumë në të gjithë vendin.

Ministrat nga vendet anëtare të NATO-s u takuan në Bukuresht, Rumani, ku ka të ngjarë që ata të bëjnë premtime të reja për mbështetje jo-vdekjeprurëse për Ukrainën, duke përfshirë karburant, gjeneratorë, furnizime mjekësore dhe pajisje dimërore, përveç mbështetjes së re ushtarake.Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev e paralajmëroi NATO-n kundër sigurimit të Ukrainës me sistemet e mbrojtjes raketore ‘Patriot’ dhe e quajti aleancën një “entitet kriminal”.

“Nëse, siç la të kuptohet [sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens] Stoltenberg, NATO do t’i furnizojë fanatikët ukrainas me sisteme ‘Patriot’ së bashku me personelin e NATO-s, ata do të bëhen menjëherë një objektiv legjitim i forcave tona të armatosura”, shkroi Medvedev në Telegram.Forcat ukrainase goditën një termocentral në sulme të shumta në rajonin Kursk të Rusisë të martën, duke shkaktuar disa ndërprerje të energjisë elektrike, tha guvernatori lokal.

“Në total ka pasur rreth 11 sulme. Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë dhe nuk ka bërë asnjë koment të menjëhershëm.Operatori shtetëror i energjisë i Ukrainës, Ukrenegro, ka thënë se është ende duke berë përpjekje për ta rivendosur energjinë e plotë gati një javë pasi sulmet ruse dëmtuan objektet energjetike në të gjithë vendin. Deficiti i energjisë po shkon në 30% që nga ora 11 e mëngjesit me orën lokale të së martës, tha Ukrenegro në një deklaratë, një rritje e lehtë nga një ditë më parë pas mbylljeve emergjente në disa termocentrale dhe një rritje të konsumit me fillimin e dimrit.Liderja e lartë e opozitës bjelloruse e burgosur, Maria Kolesnikava, është dërguar në kujdesin intensiv në qytetin Gomel, sipas raporteve. Përmes një postimi në Telegram, politikani i opozitës bjelloruse Viktor Babariko ka thënë se një nga kundërshtarët më të shquar të presidentit Aleksandër Lukashenko, është dërguar në spital të hënën për arsye të panjohura.Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, ka deklaruar se Moskës nuk i ka mbetur “zgjidhje tjetër” përveç anulimit të bisedimeve për armët bërthamore me SHBA-në, raportuan agjencitë shtetërore të lajmeve. Tutje, ai shtoi se nuk ka gjasa të ketë ndonjë takim këtë vit. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e akuzoi SHBA-në për “nivelin më të lartë të toksicitetit dhe armiqësisë” dhe për “një dëshirë patologjike për ta dëmtuar vendin tonë”.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se Pekini është i gatshëm të “krijojë një partneritet më të ngushtë” me Moskën për ta “ruajtur sigurinë ndërkombëtare të energjisë”.

“Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për ta krijuar një partneritet më të ngushtë energjetik, për ta promovuar zhvillimin e energjisë së pastër dhe të gjelbër dhe për ta ruajtur së bashku sigurinë ndërkombëtare të energjisë dhe stabilitetin e zinxhirëve të furnizimit të industrisë”, citohet Xi nga transmetuesi shtetëror CCTV.Ukraina pretendon se ka vrarë 500 ushtarë të tjerë rusë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e atyre që kanë vdekur në luftime që nga 24 shkurti në rreth 88,880.Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura tha se ka asgjësuar tri tanke të tjera dhe gjashtë transportues të tjerë të blinduar.Shifrat e viktimave të publikuara nga Ukraina kundërshtohen nga Rusia, e cila thotë se numri i viktimave të saj nga lufta është shumë më i ulët.Vendet e Bashkimit Evropian po shkojnë drejt një marrëveshjeje këtë javë për një kufi të çmimit të naftës ruse, një mënyrë për ta rregulluar kufirin në të ardhmen dhe për lidhjen e tij me një paketë sanksionesh të reja kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, thanë diplomatët të martën.

Afati i fundit për një marrëveshje është 5 dhjetori, sepse atëherë fillon embargoja e plotë e BE-së për blerjet e naftës ruse nga deti, e rënë dakord në fund të majit.Grupi G7 ka rënë dakord të krijojë një rrjet për t’i koordinuar hetimet për krimet e luftës, si pjesë e një nxitjeje për t’i ndjekur penalisht mizoritë e dyshuara në Ukrainë. Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e drejtësisë të G7 thanë se vendet anëtare do të sigurojnë që të ketë një pikë kontakti qendrore kombëtare në çdo shtet për ndjekjen penale të krimeve ndërkombëtare.Papa Françesku ka shkaktuar zemërim në Rusi për një intervistë në të cilën ai sugjeroi se anëtarët çeçenë dhe buryat të forcave të saj të armatosura treguan më shumë mizori në Ukrainë sesa ushtarët etnikë rusë.

Ai tha se ushtarët nga Buryatia, ku budizmi është një fe kryesore, dhe nga republika e Çeçenisë me shumicë myslimane, ishin “më mizorët” ndërkohë që po luftonin në Ukrainë.Ministri i drejtësisë i Gjermanisë, Marco Buschmann, tha se vendi i tij kontribuoi në shpërthimin e luftës duke “aderuar” në gazsjellësin Nord Stream 2, pavarësisht aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Buschmann tha gjithashtu se sulmet me raketa ruse në infrastrukturën energjetike përbënin një “krim të tmerrshëm lufte”, duke shtuar se ai ishte “i sigurt se në fund do të shohim raste të krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare edhe kundër udhëheqjes të lartë ruse”./The Guardian

Më Shumë

Asociacioni i Komunave dhe MFPT-ja përplasen për tatimin në pronë

Çmimi për tatim në pronë është rritur 100 për qind. Ministri i Financave thotë se nuk e ka marrë këtë vendim, ndërsa nga Asociacioni...

“ Fidani” në Prizren shpall konkurs letrar

Shoqata për Kulturë e Art “ Fidani” në Prizren ka shpallur konkurs letrar për tregim të shkurtë dhe poezi . Konkursi është shpallur me...

Lajmet e Fundit