4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ish-sulmuesi i Interit u nda me bashkëshorten e tij 24 ditë pas martesës

Ndeshjet e Kupës së Botës bëhen shkak për ndarjen e ish-sulmuesit të Interit me bashkëshorten e tij pas 24 ditësh martesë.

Vetëm kaq zgjati martesa e ish-sulmuesit të interit, Adriano, me ish-bashkëshorten e tij tashmë, Micaela Mesquita.

Shkaku i ndarjes u bë ndeshja e Kupës së Botës, mes Brazilit dhe Zvicrës.

Çifti i martua në nëntor të vitit 2022 por mesa duket nuk ka qenë e destinuar që ajo të zgjaste më shumë se 24 ditë .

Ylli i Interit kishte shkuar për të parë ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës me miqtë, por nuk e njoftoi gruan e tij dhe nuk i dha asnjë shpjegim se ku ndodhej.

Ajo ishte inatosur pasi Adriano kishte shkuar në Vila Cruzeiro dhe ishte kthyer në shtëpi dy ditë më vonë, duke shkaktuar kështu reagimin direkt të gruas së tij, e cila kishte vendosur t’i jepte fund martesës së tyre menjëherë.

Ata kanë ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kanë fshirë të gjitha postimet dhe fotot e përbashkëta.

Plani i të dyve ishte që këto ditë të bënin një festë private për dasmën, vetëm për familjarët dhe miqtë shumë të ngushtë, pa luks apo festime të mëdha.

Por me sa duket, ndarja ua prishi të gjitha planet.

Pavarësisht se nuk ndiqen më në mediat socialë, Adriano ka mbajtur disa foto nga dasma.

Martesa e ish-sulmuesit të Interit mund të hyjë ndoshta në histori si një ndër martesat më të shkurtra në histori.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Lajmet e Fundit