7.7 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Ismet Temaj nisi detyrën e u.d. Rektorit në UPZ

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, të mërkurën ka nisur detyrën e u.d. rektorit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Që në mëngjes kishin dalë disa studentë për ta përshëndetur marrjen e detyrës, të cilët e pritën me duartrokitje.

Në ndërkohë një grup tjetër prej studentëve erdhën për ta uruar për detyrën dhe i sjellën një buqetë me lule.

Kurse në mëngjes një tjetër grup i vogël me studentë kishin bllokuar dyert e kampusit me dry dhe zinxhirë dhe kanë vendosur pankarta në shenjë proteste për zhvillimet e fundit në Universitet. U.d. Rektori Temaj me këtë rast u shpreh falënderues dhe mirënjohës për urimet e studentëve, ndërsa theksoi se janë të mirëpritur protestat për çështje të studentëve mirëpo është e papranueshme dhe nuk është mesazh i mirë vendosja e drynit dhe zinxhirëve nga një grup i vogël me studentë.

Ai tha se do të punojë për zhvillimin e këtij universiteti në çdo aspekt dhe do të bashkëpunojë me të gjithë në bazë të ligjit.

Më Shumë

Lajmet e Fundit