7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Nëntor, 2021

Italiani e ngacmonte seksualisht, shqiptarja e vret me thikë të kuzhinës

Një shqiptare 51-vjeçare e identifikuar si Mide Andreu ka vrarë me thikë kuzhine një italian 68-vjeçar pasi ky i fundit e ngacmonte vazhdimisht seksualisht.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptarja e martuar dhe me fëmijë kishte tre vite që punonte si pastruese një herë në javë në shtëpinë e Antonio Amicuccit.

Ditën e djeshme ajo nuk mundi të duronte më ngacmimet e tij dhe e qëlloi disa herë me thikë në gjoks.

Më pas e përlotur ajo bëri thirrje për ndihmë. Edhe moshuari i cili mbeti fillimisht i plagosur, kërkoi ndihmë. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes bashkë me ambulancën, po ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Amicucci jetonte në një apartament në katin e dytë të një banese publike në Andoardi me qenin e tij. Me origjinë nga Ortona, në Abruzzo, ai mbërriti në Novara në vitet shtatëdhjetë me gruan e tij.

Megjithatë, rreth viteve 2000, ata u ndanë dhe që atëherë Amicucci ishte akuzuar disa herë për ngacmime si dhe përndjekje ndaj ish partnerit të vajzës së saj dhe ishte arrestuar një herë.

Prej disa vitesh ai jetonte në banesën e tij në Andoardi nga e cila dilte shumë radhë për shkak të problemeve shëndetësore.

Mide Andreu i rrëfeu prokurorit si ndodhi ngjarja. Ajo rrëfeu se veproi nga impulsiviteti pasi nuk mund t’i duronte më ngacmimet e tij. Në atë moment ajo kapi thikën duke e goditur të moshuarin disa herë. Disa goditje ishin sipërfaqësore, por dy prej tyre i prekën organet jetësore duke i shkaktuar vdekjen. /Abcnews.al/

Më Shumë

Partia Liberale Egjiptiane reagon për rastet në Gjakovë dhe Prizren

  Subjekti Politik “Partia Liberale Egjiptiane- PLE”, thotë se me shqetësim ka marrë informat nga mediat lidhur me refuzimin për t’i shërbyer pjesëtarëve të komunitetit...

Përleshja fizike në një qendër tregtare në Prizren, avokati Koci publikon pamjet e këtij incidenti

Një përleshje fizike në mes disa personave ka ndodhur dje rreth orës 18:45 në një qendër tregtare në Prizren. Avokati Arianit Koci, ka publikuar pamjet...

Konfiskohen 25 viça në Prevallë

Në Prevallë të Prizrenit, Policia ka gjetur 25 viça që dyshohet se janë kontrabanduar, derisa ka intervistuar tre persona të dyshuar. Rasti ka ndodhur të...

Florian Marku i pandalshëm, e mund Luisetton

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka vazhduar me fitore në peshat e lehta. Marku arriti fitore me vendim unanim të gjyqtarëve përballë boksierit Jorick Luisetton. Prej fillimit...

Kosova sot në zi për viktimat e aksidentit në Bullgari

Në shenjë solidariteti për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Bullgari, ku 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në një aksident rrugor...

Tre aeroplanë nuk po arrijnë të aterojnë në aeroportin “Adem Jashari”

Tre aeroplanë nuk po arrijnë të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, mëngjesin e sotëm. Gazeta Express ka kontaktuar me zëdhënësen e aeroportit...

“Faleminderit Zotit për çdo gjë”, reagimi i Florian Markut në rrjetet sociale pas fitores ndaj Luisettos

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të reaguar pas fitores ndaj Jorick Luisetto në kuadër të IBF në kategorinë ‘walterweight’ apo...

Shtyhet pranim-dorëzimi i detyrës të kryetarit të Malishevës

Për shkak të ditës së zisë shtyhet ceremonia e pranim dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Komunës së Malishevës. Njoftim: Për shkak të ditës së zisë...

Dënohen me 57 vjet burgim tre të dyshuar për vrasjen e 2016-ës në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 57 vjet burgim tre të dyshuarit për vrasjen e rëndë në vitin 2016, në Suharekë, raporton Gazeta...

Ngrihet aktakuzë për një asambliste në Prizren

Ndaj një këshilltareje të Kuvendit Komunal në Prizren, S.I. është ngritur aktakuzë për “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave,...

Vizita në Hagë, Nait Hasani tregon se çfarë bisedoi me ish-drejtuesit e UÇK-së

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, ka vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin,...

Sot certifikohen rezultatet, kur pritet ta marrin mandatin kryetarët e rinj të komunave?

Afati për marrjen e postit të ri të kryetarit të komunës për kandidatët e sapozgjedhur nga rezultatet e zgjedhjeve lokale është dy javë pas...

Arrestohet një person në Malishevë, policia i gjeti marihuanë në veturën e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Malishevë, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti dhe në veturën e tij, i është gjetur...

U dënua gabimisht si 18 vjeçar, u shfajësua dhe u lirua si 62 vjeçar

Një burrë nga Misuri i dënuar gabimisht për një vrasje të trefishtë në vitin 1978 dhe i burgosur më shumë se 42 vite është...

Gruaja e denoncon pas 4 ditësh burrin e saj: Më rrahu e kërcënoi, por shpresoja mos po përmirësohej

Një grua në Prizren dje e ka denoncuar në Polici burrin e saj për dhunë në familje. Rasti dyshohet se ka ndodhur katër ditë...

Vdes një person në Prizren, rrëshqiti në një humnerë

Një vdekje e dyshimtë nga policia ka ndodhur në qytetin e Prizrenit. Sipas policisë viktima mashkull derisa ishte duke ecur në një shteg malor...

Lajmet e Fundit