8.1 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

“Iu përkeqësua gjendja”, detaje të reja nga vdekja e 12-vjeçares në Prizren

Rreth vdekjes së 12-vjeçares L.Shala, në Pediatrinë e Prizrenit, për Klankosova.tv janë deklaruar nga spitali i qytetit.

 

Shefajet Berisha nga Spitali i Prizrenit, thotë se viktima ishte pranuar më 17 dhjetor rreth orës 23:45 në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, ndërsa sipas tij, gjendja e saj u përkeqësua të nesërmen rreth orës 14:55.

Sipas tij, mjeku pediatër ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke thirrur në konsultë edhe mjekun kirurg dhe anesteziologun, megjithatë avarësisht përpjekjeve dhe ndërhyrjeve të kryera, pacientja ka vdekur në orën 15:55.

“Më datën 18.12.2025, rreth orë 15:55 minuta, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, në repartin e Pediatrisë, ka ndërruar jetë një paciente e gjinisë femërore, e moshës 12 vjeçare. Pacientja është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, në repartin e Pediatrisë, më datën 17.12.2025, në orën 23:45. Ajo është trajtuar nga mjeku pediatër, duke iu nënshtruar trajtimit të plotë klinik dhe laboratorik, në përputhje me protokollet mjekësore. Në trajtimin mjekësor janë ftuar për konsulltime edhe specialistë të fushave të tjera mjekësore”.

Express Kredi nga BiCredit

“Më datën 18.12.2025, rreth orës 14:55, gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar. Mjeku pediatër ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke thirrur në konsultë edhe mjekun kirurg dhe anesteziologun. Pavarësisht përpjekjeve dhe ndërhyrjeve të kryera, fatkeqësisht pacientja ka ndërruar jetë në orën 15:55. Pas konstatimit të vdekjes, fillimisht është njoftuar familja dhe më pas rasti është raportuar në Policinë e Shtetit, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, duke ofruar bashkëpunim të plotë për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rreth orës 19:10, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Berisha.

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe ndau dhimbjen për humbjen e jetës së pacientes.

Ndërkohë, e mitura do të varroset nesër në varrezat e reja në Mushtisht.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

PDK-ja në Prizren nis fushatën zgjedhore me homazhe në Landovicë dhe te Monumenti i Lirisë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë të...

Vjedhje e rëndë në Prizren, një personit i grabiten para të gatshme e stoli ari nga vetura, policia heton rastin

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në Prizren, ku një personit i janë vjedhur para...

Lajmet e Fundit