12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Komuna e Rahovecit dhe ‘Caritas Kosova’ nënshkruajnë kontratë për punësimin e 53 punëtorëve shëndetësorë

Komuna e Rahovecit dhe “Caritas Kosova” nënshkruajnë  kontratë “Shërbime për realizimin e vitalizimit të infrastrukturës për funksionalizimin e projektit  shtretërit shtëpiak”

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi dhe Don Viktor Sopi, drejtor Gjeneral i “Caritas Kosova”, në prani të Samir Mustafës drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë nënshkruajnë sot kontratën “Shërbime për realizimin e vitalizimit të infrastrukturës për funksionalizimin e projektit shtretërit shtëpiak”, me vlerë prej 194 mijë e 398 euro.Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Latifi, ka thënë se sot e nënshkruam një kontratë të rëndësishme me “Caritas Kosovën”, përmes së cilës do të punësohen 53 punëtor shëndetësor dhe më këtë synojmë të rrisim edhe më tutje të shërbimeve shëndetësore në nivel komunës.

Ndërsa, Don Viktor Sopi, drejtor Gjeneral i “Caritas Kosova”, ka shtuar se ky projekt do të ndihmojë edhe punësimin e të pa punëve edhe personat që janë pa përkujdesje dhe të palëvizshëm.

Më Shumë

Peja triumfon ndaj Yllit

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98:86 (25:23, 27:21, 26:19, 20:23), për të ngushtuar serinë gjysmëfinale të “Play-offit” në 2:1. Te...

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren – Tetovë

Marrëveshja për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, ka nxitur debat të ashpër mes deputetit të PDK-së Ferat Shala dhe...

Lajmet e Fundit