13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Ja marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së e nënshkruar me 21 qershor 1999

cekuSot mbushën 15 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, ku janë përfshirë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici dhe administratë publike…etj. Në këtë marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.

E gjithë kjo fazë ka pas një periudhë prej 90-të ditëve pas së cilës është bërë demilitarizimi i plotë i UÇK-së dhe në shtator 1999 është nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së jo si forcë ushtarake siç ishte paraparë ne këtë marrëveshje por si forcë emergjente për reagimin në rast të katastrofave natyrore.

Nënshkrues të kësaj marrëveshje figurojnë: Hashim Thaçi në pozitën e kryekomandantit të UÇK-së, Agim Ceku në pozitën e shefit të shtabit të UÇK-së dhe është pranuar nga lejtnant-gjeneral Mike Jackson, Komandant i KFOR-it .

Më poshtë po e publikojmë tekstin e plotë të marrëveshjes të arritur me 21 qershor 1999, ditë e diele.

Teksti i plotë i dokumentit

PER DEMILITARIZIMIN E UÇK-së

Prishtinë, 21 qershor 1999 (Kosovapress)

Të dielën në mbrëmje është nënshkruar teksti i dokumentit të demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nënshkruar nga Kryekomandanti i UÇK-së, Hashim Thaçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Agim Çeku dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral-lejtnanti Mike Jackson. Në vazhdim është teksti i plotë i këtij dokumenti.

a) UÇK-ja përfshin tërë personelin brenda Kosovës, e që është nën kontrollë të UÇK-së, me aftësi militare apo paramilitare dhe grupet e tjera apo individët të përcaktuar si të tillë nga Komandanti i KFOR-it.

25. UÇK-ja, ka në plan që të punojë në përputhshmëri me kushtet e parashikuara në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe në këtë kontekst që komuniteti ndërkombëtar të marrë parasysh kontributin e UÇK-së, gjatë krizës së Kosovës dhe në bazë të kësaj të marrë në konsideratë se:

a) Të pranojë se derisa UÇK-ja dhe strukturat e saj, janë në proces të transformimit, është e zotuar që të propozojë pjesëtarë aktuale individual që të marrin pjesë në forcat policore dhe të administrimit në Kosovë, duke gëzuar konsiderat të posaçme për përvojën që kanë zhvilluar.

b) Formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, si pjesë e procesit politik e cila do të duhet të vendosë për statusin e Kosovës në ardhmëri, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.

Iniciativa e demilitarizimit të UÇK-së

1. Kjo iniciativë mundëson armëpushim të UÇK-së, mos angazhim të tyre në zonat e konfliktit, demilitarizim subsekuent dhe rintegrim në shoqërinë civile në përputhje me kushtet e Rezolutës së KS të OKB-së 1244 dhe duke marrë parasysh obligimet e marra në Rambuje dhe zotimet publike të delegacionit shqiptar në Rambuje.

2. UÇK-ja merr iniciativë, që të heq dorë nga përdorimi i forcës, që t’i përmbush direktivat e Komandantit të forcës ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë (COMKFOR) dhe që në mënyrë paqësore t’i zgjidh të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me implementimin e kësaj iniciative.

3. UÇK-ja pajtohet që prania Ndërkombëtare e Sigurisë (KFOR) dhe prania ndërkombëtare civile, të vazhdojnë të vendosen e të operojnë pa pengesë brenda në Kosovë dhe që KFOR-i ka autorizim që të ndërmarrë të gjitha aksionet e domosdoshme, për të vendosur dhe mbajtur ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që përndryshe ta kryejë misionin e saj.

4. UÇK-ja pajtohet, që t’i përmbush të gjitha obligimet e kësaj iniciative dhe që të sigurojë, që me efekt të menjëhershëm të gjitha forcat e UÇK-së në Kosovë dhe në shtetet fqinje, do t’i vështrojnë provizionet e kësaj iniciative, do të përmbahet nga të gjitha aktet armiqësore dhe provokuese, qëllimet armiqësore dhe do t’i ngrijnë të gjitha lëvizjet ushtarake, qoftë përgjatë kufijve ndërkombëtar, apo përgjatë atij midis Kosovës dhe pjesëve të tjera të RFJ-së, apo aksione të tjera, që nuk shkojnë në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

UÇK-ja në Kosovë, pajtohet që të zotohet publikisht, se do të demilitarizohet në përputhje me paragrafët 22 dhe 23, se do të përmbahet nga aktivitetet që do të mund ta rrezikonin sigurinë e personelit ndërkombëtar qeveritar dhe joqeveritar, përfshirë KFOR-in dhe se do të lehtësojë vendosjen dhe operacionet e KFOR-it.

5. Për qëllimet e kësaj iniciative, pikat në vazhdim do të kenë këto kuptime:

a) UÇK-ja përfshin tërë personelin brenda Kosovës, e që është nën kontrollë të UÇK-së, me aftësi militare apo paramilitare dhe grupet e tjera apo individët të përcaktuar si të tillë nga Komandanti i KFOR-it.

b) “Forcat e RFJ”-së përfshijnë tërë personelin e RFJ-së dhe të Republikës së Serbisë dhe organizatat me mundësi militare. Kjo përfshin ushtrinë e rregullt dhe forcat detare, grupet e armatosura civile, grupet paramilitare, forcat ajrore, gardat kombëtare, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake, shërbimet e intelegjencës, Ministrinë e Punëve të Bredshme, policinë speciale, lokale dhe antiterroriste dhe çdo grup apo individ që konsiderohet i tillë nga Komandanti i KFOR-it.

c) Zona Tokësore e Sigurisë (ZTS) është përcaktuar si një zonë 5 kilometërshe që zgjatet jashtë territorit të Kosovës, në vazhdim të territorit të RFJ-së. Kjo përfshin terrenin brenda atyre 5 kilometrave.

d) Armët e ndaluara janë të gjitha armët e kalibrit 12.7 mm e mbi, çdo armë antitank apo antiajrorë, granatat, minat apo eksplozivët dhe armët me flurudhë të gjatë.

6. Qëllimet e kësaj iniciative janë këto:

a) Vendosja e një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive.

b) Sigurimi për të ndihmuar dhe autorizuar KFOR-in, për të ndërmarrë një aksion të tillë dhe në veçanti për të autorizuar KFOR-in, për të ndërmarrë aksione të tilla, përfshirë edhe përdorimin e forcës së domosdoshme, në përputhje me rregullat e KFOR-it, për të siguruar realizimin e kësaj iniciative dhe mbrojtjen e KFOR-it dhe për t’i kontribuar një ambienti të sigurt për praninë ndërkombëtare, civile, implementuese dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, agjencitë si dhe organizatat joqeveritare dhe popullsinë civile.

7. Aksionet e UÇK-së, do të jenë në përputhje me këtë iniciativë.

Komandanti i KFOR-it në përputhje, në bazë të nevojës, me administratorin civil të përkohshëm, do të jetë autoriteti më i lartë, pavarësisht nga interpretimet e kësaj iniciative dhe aspektet e sigurisë të marrëveshjes paqësore që e përkrah. Përcaktimet e tij do të kenë të bëjnë me të gjitha palët dhe personat.

Ndalja e armiqësive

8. Menjëherë pas nënshkrimit, UÇK-ja pajtohet që të veprojë në përputhje me këtë iniciativë dhe me direktivat e COMKFOR-it. Të gjitha forcave që nuk bashkëpunojnë në bazë të kësaj iniciative apo me direktivat e COMKFOR-it, do t’u pamundësohet aksioni ushtarak, siç do të përcaktohet nga COMKFOR-i.

9. Menjëherë pas nënshkrimit të kësaj iniciative, të gjitha aktet armiqësore të UÇK-së do të pushojnë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së merr përsipër që të japë instruksione të sakta dhe të qarta për të gjitha njësitet dhe personelin që është nën komandën e tij, për të siguruar që kontakti me forcat e RFJ-së të pamundësohet dhe për të përmbushur të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje. Ai do t’i shpall vendimet e tij menjëherë pas nënshkrimit përfundimtar të kësaj iniciative, e cila do të transmetohet përmes të gjitha kanaleve të domosdoshme që do të ndihmojnë që instruksionet për përmbajtjen e iniciativës t’i arrijnë të gjitha forcat nën komandën e tij dhe të kuptohen nga opinioni në përgjithësi.

10. UÇK-ja ndërmerr dhe pajtohet në veçanti:

a) t’i ndërprejë qitjet nga të gjitha armët dhe shpërthimet e mjeteve shpërthyese.

b) të mos vendosë barriera apo postëroja, mina, as të mos vendosë karakolle vështruese apo pengesa protektive.

c) shkatërrimi i ndërtesave, mjeteve ndihmëse apo i strukturave nuk është i lejueshëm. Ajo nuk do të angazhohet në asnjë aktivitet që të bëjë me ushtrinë, sigurinë apo aktivitetet stërvitëse, përfshirë operacionet ajrore, ato tokësore në apo mbi Kosovë apo në ZTS, pa miratim paraprak të COMKFOR-it./Kosovapress.com/.

Më Shumë

Muriqi kërkon fitore edhe ndaj Hungarisë!

Sulmuesi i Kosovës, në miqësoren ndaj Armenisë edhe kapiten i kombëtares kosovare, Vedat Muriqi pas ndeshjes së fituar ndaj armenëve me rezultat minimal 0-1 për faqen...

Viniciusi i përlotur: Gjithnjë e më pak po e ndjej futbollin

Anësori brazilian, Vinicius Jr, ka thënë se çdo herë e më pak po e ndjen lojën e futbollit për shkak të sulmeve raciste që...

Lajmet e Fundit