28.2 C
Prizren
E enjte, 4 Shtator, 2025

Ja mashkulli që la shtatzënë Fjolla Morinën

Pesë muaj shtatzënë dhe askush nuk kishte mundur të shikonte barkun e saj të fryrë, edhe pse është në top formë.

Vajza me gjoksin më të madh në skenën shqiptare do të bëhet përsëri nënë, por këtë radhë pas 12 vitesh, sepse vajza e saj nga martesa e parë tashmë është në klasë të pestë e jo siç thuhej, se ende është tetë vjeçe.

Javën e kaluar u shkrua se Fjolla është shtatzënë dhe ka filluar një lidhje të re dashurie me një biznesmen kosovar.

Mësohet se i përzgjedhuri i këngëtares seksi, biznesin e tij e kishte fokusuar në Republikën Çeke, por që për momentin jeton në Kosovë.

Panorama plus arriti të zbulojë edhe fotot e çiftit së bashku për të shuar edhe kureshtjen e fansave të këngëtares, e cila për dy vite radhazi ishte bërë pjesë e shtypit rozë me histori të ndryshme dashurie, por duke fshehur atë të vërtetën.

Lidhja e dashurisë mes Fjolla Morinës dhe Flamur Azemit po zgjat më shumë se dy vite, ndërsa kjo romancë do të kurorëzohet vetëm pas katër muajsh me një lindje të re. Ata do të bëhen prindër.

Këngëtarja, edhe pse shtatzënë, vetëm para pak javësh ka ndaluar aktivitetet e saja publike, ndërsa po vazhdon të shijojë jetën e natës, e veshur me disa rroba që mbulojnë barkun që ka nisur t’i fryhet.Fjolla Morina-Flamur Azemi1Fjolla Morina-Flamur Azemi2

Më Shumë

Prizren/ Kryeministri Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Aronisë Organike

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, zëvendësministrin e...

Joe Reece, amerikani i tretë që përforcon KB Ylli

Basketbollisti amerikan, Joe Reece është përforcimi më i ri te Golden Eagle Ylli për sezonin 2025/26 në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra nga...

Lajmet e Fundit