7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ja plani i nesërm i Isa Mustafës për t’i eliminuar kundërkandidatët!

Kryetari aktual i LDK-së, dhe njëherësh kryeministri i vendit, Isa Mustafa duket se ka pasur arsye të fortë që të mos shqetësohet edhe shumë për zgjedhjet brenda partisë së tij. Derisa kundërkandidatët tjerë, sidomos Vjosa Osmani dhe Fatmir Sejdiu kanë punuar mjaft në dy drejtime: në teren, dhe duke u munduar që përmes prononcimeve e intervistave të bindin delgatët që të votojnë për ta, Isa Mustafa sipas burimeve të Gazetës Blic, edhe pse ka qëndruar i “heshtur”, e ka menaxhuar situatën asisoj që kundërkandidatët të eliminohen para se t’i hyjnë garës, sepse ata duhet që me aklamacion të marrin 50 + 1 për qind të votave të të gjithë delegatëve.

“Isa Mustafa dhe njerëzit e tij tashmë janë të bindur se përmes kësaj mënyre të eliminojnë Vjosa Osmanin, por edhe ndonjë kundërkandidat tjetër. Sipas statutit të partisë, një kandidat që të kandidoj për kryetar të partisë, fillimisht në Kuvend duhet të marrë mbështetjen e 50+1 për qind të votave të delegatëve, në mënyrë që pastaj të vazhdohet gara ndërmjet kandidatëve, përmes votimit të fshehtë”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic, i afërt me taborin e Isa Mustafës.

“Kandidatët për t’u zyrtarizuar në garën për të parin e partisë votohen me aklamacion, dhe kësisoj sipas kalkulimeve të Isa Mustafës dhe njerëzve të tij, as Vjosa Osmani e as ndonjë kandidat tjetër nuk do të mund të marrë votat e 176 delegatëve, që të vazhdoj tutje”, tha ky burim.

Në anën tjetër, në një intervistë që sot e ka dhënë kryetari i nderit i LDK-së, Fatmir Sejdiu për Gazetën Tribuna, ka thënë se askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për tu zgjedhur. Sipas tij, kriteri sipas të cilit kandidati duhet të marrë votat e më shumë se 50 % të delegatëve për të kandidauar është i paqëndrueshëm dhe se këtë kriter ai e ka kundërshtuar në kohën e debatit në Këshillin e Përgjithshëm.

Ai ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do t’i hyj garës për të parin e partisë.

Ai sot gjatë ditës do të vendos përfundimisht nëse do të jetë kandidat për të parin e LDK-së. Ai ka thënë se ka një mbështetje të madhe nga elektorati, por edhe nga delegatët e LDK-së. Vendimin të cilin Sejdiu pritet ta marrë sot, ai ka thënë se do ta bëjë konform asaj që kërkohet më rregullore dhe statutin e LDK-së.

Deri më tani zyrtarisht vetëm Isa Mustafa e Vjosa Osmani e kanë shpallur kandidaturën për kryetar të partisë. Ndërkohë që kandidaturën e tij e ka paralajmëruar edhe Lutfi Haziri, mirëpo ende nuk e ka zyrtarizuar.

Për dallim nga Isa Mustafa, kandidatja tjetër për kryetare të LDK-së, Vjosa Osmani ka paraqitur edhe një platformë prej 10 shtyllash, përmes së cilës pretendon që ta rikthej LDK-në si partinë më të madhe në vend. /Gazeta Blic/

Më Shumë

Barcelona refuzon një ofertë të majme për Raphinhan, kërkon 20 milionë më shumë

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës, por vetëm për ofertën e duhur. Sulmuesi brazilian ka shpërthyer në javët e fundit...

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit