22.5 C
Prizren
E mërkurë, 20 Gusht, 2025

Ja pse VV-ja në Prizren nuk mori pjesë në seancën solemne të Pavarësisë së Kosovës

Arber Rexhaj VVAsamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj ka treguar arsyet pse asamblistët e VV-së nuk kanë marrë pjesë në seancën solemne të Kuvendit, i cili është mbajtur me rastin e 7 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai tregon se arsyeja kryesore pse VV-ja nuk ka marrë pjesë në këtë seancë solemne ka qenë gjendja e rëndë që po mbretëron në Kosovë e në veçanti në Prizren.

“Mospjesëmarrja e grupit parlamentar në Asamble për shënimin e Pavarësisë së Kosovës ka qenë për disa arsye”, tregon Rexhaj.

“Arsyeja kryesore ka të bëj me atë se nuk kemi dashur të sillemi hipokrit përballë situatës aktuale politike”.

“Në Kosovë e në komunën tonë përditë kemi qindra migrime të qytetarëve tanë. Kemi një varfëri që e mbërrin shifrën në 47 për qind”.

“Zyrtarët komunal nga kryetari jane shkelësit më të medhenjë të ligjeve në tërë Republikën e Kosovës”.

“Sigurisht që perballë kësaj situate politike nuk mund të merrnim pjesë në një seancë solemne, sepse kështu do të dilnim hipokrit, sepse edhe komuna jonë edhe Kosova si tërësi nuk është as përafërt me atë se si e duan qytetaret e saj”/PrizrenPress.com/.

Më Shumë

Prizreni forcon skuadrën me dy afrime të reja

Prizreni ka zyrtarizuar sot dy përforcime të rëndësishme për sezonin historik në Ligën e Parë. Nga Dukagjini, në formë huazimi, rikthehet mesfushori teknik dhe...

Ekrem Kastrati publikon listën e kandidatëve për asambleistë të Malishevës

Kandidati për kryetar të Malishevës nga Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka bërë publike listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale të kësaj komune. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit