Ja skenari i ditës se nesërme: Zgjidhet Kryeparlamentari, më pas Qeveria…

KuvendiKosoves5-27Nesër në ora 10 nënshkruhet marrëveshja PDK-LDK dhe pas dy orësh votohet Kryetari i Kuvendit dhe Kryesia e re.

Pas konstituimit të Kryesisë, Presidentja Atifete Jahjaga thërret Hashim Thaçin dhe i kërkon emrin e mandatarit për Shef të Qeverisë.

Tek pastaj, Presidentja dekreton Isa Mustafën dhe e dërgon te Kryesia e re e Kuvendit, për të proceduar pastaj me thirrjen e seancës së re, ku do të votohet Kabineti i ri Qeveritar.

Ndryshe, sot, Thaçi dhe Mustafa janë takuar për herë të fundit para nënshkrimit të marrëveshjes, duke treguar se janë gati për formimin e institucioneve të reja.

Mirëpo, asnjëri s’ka përmendur as emrin e Kryeministrit të ri dhe as emrat e kabinetit qeveritar. Është paralajmëruar se do të ketë befasi të mëdha, sa i përket emrave të udhëheqësve të rinj, si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri.

Më Shumë

Drini i Bardhë e mbyll sezonin me spektakël, 7:0 ndaj TOP Footballit

Drini i Bardhë e ka mbyllur sezonin e parë në Ligën e Dytë me një fitore të thellë, duke mposhtur TOP Footballin me rezultat...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Lajmet e Fundit