25.3 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025

Ja skenari i shpalljes së zgjedhjeve

Atifete Jahjaga 2Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës tashmë i ka shkuar i gatshëm “recepti” se si t’i shpallë ajo zgjedhjet. Ndonëse sipas disa analistëve dhe sipas partive të Bllokut LVAN e para e vendit nuk ka të drejtë t’i shpallë zgjedhjet e reja, presidentes së vendit nga ekspertë të huaj i është përgatitur rruga ligjore se si do të mund t’i shpallte ajo zgjedhjet, nëse do të vazhdoj edhe më tutje kriza politike në vend.

Në dokumentin ekskluziv që ka arritur ta siguroj Gazeta Blic, ekspertët ndërkombëtarët i sugjerojnë Jahjagës që “për situatën aktuale duhet pasur parasysh faktin se neni 82 i Kushtetutës, ku flitet për shpërndarjen e Kuvendit, është i paaplikueshëm”

Sipas këtij dokumenti, Neni 82 flet për situatat kur mund të shpërndahet Kuvendi, ndërkaq në rastin aktual Kuvendi nuk është konstituar, rrjedhimisht, në aspektin juridik, nuk ekziston. “Gjithnjë, në po të njëjtën logjikë, nuk mund të shpërndahet diçka që nuk ekziston”, thuhet në këtë dokument.
Sugjerimet e ekspertëve.

Mirëpo, sipas këtyre ekspertëve, fakti tjetër me rendësi është se autoriteti i vetëm që shpallë zgjedhje është Presidenti i Republikës. “Në qëllimet e hartuesve të Kushtetutës, Presidenti konstaton jofunksionimin e Kuvendit (neni 84) dhe rrjedhimisht e shpërndanë atë”, thuhet tutje në atë dokument.

“Megjithatë duhet cekur se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk e ka paraparë në mënyrë të qartë situatën që në gjuhën angleze cilësohet si “failure to constitute” – situata kur deputetët e zgjedhur dështojnë të konstituojnë Kuvendin – dhe që pasqyron situatën në të cilën aktualisht gjendet Kuvendi i Kosovës”, shpjegohet ndër të tjera në këtë dokument.

Situata në fjalë, sipas këtyre ekspertëve, më së miri do të mund të zgjidhej nëse do të mund të merreshin parasysh qëllimet e hartuesve të Kushtetutës.

Sipas këtij dokumenti që e ka siguruar Gazeta Blic, hartuesit e Kushtetutës këtë situatë e kanë nënkuptuar me nenin 66.1 ku është cekur se seanca konstitutive duhet të mbahet jo më larg se 30 ditë nga shpallja zyrtare e rezultateve zgjedhore. “Në mendjen e hartuesve të kushtetutës, konstituimi i Kuvendit është konsideruar si një akt formal, prandaj nuk është ndier e nevojshme që kjo situatë të përfshihet me provizione të qarta në kushtetutë”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument.

Sipas këtyre ekspertëve, vendimi i Gjykatës Kushtetutese i datës 26 Gusht 2014 (rasti KOU9/14) ka ndryshuar këtë logjikë, ndërkaq, pamundësia e qasjes në Trauaux Preparatoires të Kushtetutës e lë të panjohur qëllimin e hartuesve të kushtetutës.
Në situatën aktuale, ku si rrjedhojë e shpërfilljes së afatit 30 ditor për konstitutimin e Kuvendit, është krijuar një situatë e re.

Ja ku do të thirret Jahjaga në shpalljen e zgjedhjeve

Në këtë situatë, sipas këtyre ekspertëve mundësia e vetme ligjore për të shpallur zgjedhjet mund të kërkohet te neni 84.2 ku thuhet se Presidenti i Republikës garanton funksionimin kushtetutës të institucioneve duke argumentuar se situata aktuale rrezikon funksionimin kushtetutës të institucioneve dhe rrjedhimisht rrezikon funksionimin e shtetit.

“Duke marrë parasysh se Gjykata Kushtetutese, me shpërfilljen e afatit 30 ditor, e ka krijuar një situatë të re juridike është përgjegjësi e kësaj gjykate që me anë të asaj që duhet CONSTITUTIONAL CASE LAË të përcaktojë mekanizimin veprues për situatën kur deputetët e zgjedhur dështojnë të konstitutojnë Kuvendin. Rëndësia e këtij mekanizmi është funksionale pasi që është non sens që ky mekanizëm të ekzistojë për situata kur nuk mund të konstitutohet qeveria ndërkaq të mungojë për situatën kur nuk mund të konstituohet Kuvendi”, përfundon dokumenti i hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë për përgatitjen e Jahjagës për shpalljen e zgjedhjeve./ Gazeta Blic

Më Shumë

Fuat Ostrozubi – Gjuhëtari nga Prizreni që lartësoi gjuhën shqipe në Kongresin e Drejtshkrimit

Fuat Ostrozubi u lind në vitin 1932 në Prizren, në një familje arsimdashëse dhe liridashëse. Qysh foshnjë mbeti jetim dhe u rrit nga nëna...

Dr. Halil Berisha – Mjeku që themeloi ortopedinë në Prizren dhe u helmua nga UDB-ja për të vërtetën

Dr. Halil Berisha, një nga figurat më të shquara të mjekësisë në Prizren dhe një ndër pionierët e ortopedisë në Kosovë, lindi më 11...

Lajmet e Fundit