8.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Jahjaga e dekoroi James Rubin me Medaljen Presidenciale të Meritave

Jahjaga-JamesRubinPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-së për marrëdhënie me publikun, James Rubin.

Jahjaga e falënderoi Rubin për angazhim dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën gjatë periudhës së luftës që ndihmoi në vendosjen e paqes dhe lirisë dhe të zhvillimit të vendit për të gjithë qytetarët e tij, si dhe pas luftës në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe konsolidimin ndërkombëtar të tij.

Jahjaga tha se ndihma e SHBA-së për Kosovën është jetike dhe mbështetja për proceset demokratike jo vetëm në Kosovë por edhe për gjithë rajonin e Evropës Juglindore është e nevojshme, sepse garanton paqen dhe stabilitetin.

Presidentja Jahjaga në nderim për kontributin, veprimtarinë dhe angazhimin në afirmimin e çështjes së Kosovës, e dekoroi James Rubin me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Ish-ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së, James Rubin, e falënderoi Presidenten për mikëpritjen dhe për medaljen e dhënë. Ai tha se Kosova ka shënuar një përparim të madh ndër vite dhe ajo po tregohet si një rrëfim i suksesit të përbashkët. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fillon FIBA Kampi Potencial për gjyqtarët e basketbollit në Prizren

Nga 11 deri më 13 shkurt, në Prizren po mbahet FIBA Kampi i Potencialëve për gjyqtarët e basketbollit, një ngjarje shumë e rëndësishme për...

Totaj mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka pritur përfaqësuesen e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, me të...

Lajmet e Fundit