Në Prizren, mësim për dokumentarin dhe barazinë gjinore

Filmi Kreativ DokumentarNë Prizren po mbahet punëtoria e Filmit Kreativ Dokumentar, ku tetë të rinjë mes moshës 15-18 vjeç po mësojnë për procesin e prodhimit të filmit dokumentar.

Punëtoria po udhëhiqet nga regjisorja e mirënjohur Blerta Zeqiri ndërsa në fund të punëtorisë pjesëmarrësit do të prodhojnë një film dokumentar me temë dhunën tek çiftet adoleshente.

Punëtoria po organizohet në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore dhe ka si qëllim vetëdijësimin e të rinjëve për barazinë gjinore si dhe inkurajimin e kreativitetit të tyre duke i përfshirë ata në procesin e prodhimit të filmit dokumentar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit