10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Jahjaga merr pjesë në Samitin e Sllovenisë

Sot, në Portorozh të Sllovenisë fillon Samiti 100 – Biznes liderë në Evropën Juglindore, ku krahas presidentëve nga rajoni, biznesmenëve dhe sipërmarrësve, merr pjesë edhe presidentja Atifete Jahjaga.

“Në Slloveni në Samitin e Liderëve të Biznesit për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike të vendeve të rajonit”, ka shkruara Jahjaga në profilin e saj në Facebook.

Samiti i parë i tillë u organizua në vitin 2011 në Serbi, ndërsa dy vjet më vonë u mbajt në Malin e Zi. Vitin e kaluar samiti u mbajt në Kroaci. Patronazh i samitit të sivjetshëm është presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Më Shumë

Policia e kap hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur për...

Përfundon restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren

Ka përfunduar restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren, njofton ministria e Kulturës. “Restaurimi i plotë i këtij aseti kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin...

Lajmet e Fundit