12 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Jahjaga, nga Presidenca në krye të AKI-së

Atifete Jahjaga 2Presidentja Atifete Jahjaga është duke e menduar seriozisht që ta lë postin e të parës së shtetit, për të kaluar në një postë tjetër udhëheqës të rëndësishëm të vendit.

Këtë gjë e ka konfirmuar në kushte anonimiteti për lajmi.net një diplomat perëndimor që vepron në Prishtinë. Ndërsa, zyra e Presidencës nuk e ka mohuar, duke thënë se nuk dëshirojnë të komentojnë.

Ky diplamat bën të ditur që tashmë Presidentja është konsultuar dhe ka kërkuar mbështetjen edhe nga faktorët ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, si dhe partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK).

Për këtë veprim të mundshëm janë në dijeni edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi (PDK) e kryeministri Isa Mustafa (LDK).

Vendimin pritet ta merr në ditët në vijim. Ndaj, kjo është arsyeja pse nuk është përmendur asnjë emër për udhëheqës të AKI-së që nga koha kur ka dhënë dorëheqje Bashkim Smakaj.

I njëjti burim bën të ditur se është diskutuar edhe një mundësi tjetër: në rast se emërohet tani kreu i AKI-së, të bëhet marrëveshje që kreu i ri të jap dorëheqje në mars të vitit 2016, që t’i krijohet mundësia Jahjagës që pas përfundimit të mandatit të presidentes të emërohet në krye të inteligjencës kosovare.

Një gjë është e sigurt: Jahjaga nuk dëshiron në asnjë mënyrë të kthehet në vendin e mëparshëm të punës, në Policinë e Kosovës. /Lajmi/

Më Shumë

I dënuari nga Suhareka gjendet pa shenja jete në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar mbrëmjen e së premtes brenda Burgut të Sigurisë së Lartë (BSL) në Gërdoc të Podujevës, ku...

Gjysmëfinalet e Kupës që premtojnë spektakël

Koha është për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll që premtojnë spektakël. Pas sfidave shumë interesante në çerekfinale, katër skuadrat më të mira premtojnë...

Lajmet e Fundit