13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Jahjaga: Shtetin e ndërtuam mbi vlerat paqes

Jahjaga ne koncertPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në koncertin e Akademisë Muzikore Verore Evropiane, organizuar në Prishtinë, ku tha se kjo Akademi është e posaçme, pasi dërgon një mesazh të fuqishëm rreth vlerave të tolerancës, paqes dhe mirëkuptimit.

ahjaga ka falënderuar ambasadat e Republikës së Çekisë, së Gjermanisë dhe Austrisë, misionet dhe organizatat ndërkombëtare, institucionet e Kosovës, dhe posaçërisht të gjithë ata burra e gra, vizioni dhe mbështetja e të cilëve kanë qenë jetësore në themelimin e kësaj tradite të rëndësishme, të organizimit të përvitshëm të Akademisë Muzikore Verore Evropiane.

“Kjo Akademi është me të vërtetë e posaçme, pasi ndërton mbi kulturën e muzikës dhe diversitetin, të cilat i kemi kultivuar në vazhdimësi dhe i kemi promovuar si shtet, një traditë që shtrihet në gjenerata të tëra. Mbi të gjitha, është e posaçme, pasi të gjithë studentët dhe profesorët, pavarësisht origjinës së tyre apo përkatësisë së tyre etnike, flasin me një gjuhë të përbashkët, me gjuhën e muzikës, dhe dërgojnë një mesazh të fuqishëm rreth vlerave të cilat na bashkojnë si popuj të lirë, rreth vlerave të tolerancës, paqes dhe mirëkuptimit. Janë po këto vlera mbi të cilat ne kemi ndërtuar shtetin tonë dhe mbi të cilat ne do të vazhdojmë të ndërtojmë ura të bashkëpunimit dhe partneritetit në mes komuniteteve dhe kombeve”, ka thënë presidentja Jahjaga.

Ajo ka shprehur mirënjohje të veçantë për profesorët, të cilët janë duke u ofruar studentëve të Kosovës si dhe të gjithë Evropës një mundësi të madhe për të përmbushur pasionet e tyre, për të eksploruar talentet e tyre dhe për të pasur sukses në të ardhmen.

“Është serioziteti, entuziazmi dhe dedikimi i këtyre studentëve që e ka bërë këtë iniciativë një ndërmarrje të suksesshme. Na mbetet ne të sigurojmë që do të vazhdojmë të ofrojmë mundësi që do t’i inkurajoj ata të ëndërrojnë, të shkojnë përtej kufijve dhe përtej paragjykimeve. Pasi vetëm në këtë mënyrë ne do të mund t’i shohim shoqëritë tona duke përparuar”, ka thënë Jahjaga.

Jahjaga u shpreh e bindur se akademia verore do të nxisë aktivitete të shumta të ngjashme, në të cilat dallimet tona do të jenë thesar dhe do të kontribuojnë që të bëhemi njerëz më të mirë, dëgjues më të mirë, dhe muzicientë më të mirë.

Më Shumë

Muriqi kërkon fitore edhe ndaj Hungarisë!

Sulmuesi i Kosovës, në miqësoren ndaj Armenisë edhe kapiten i kombëtares kosovare, Vedat Muriqi pas ndeshjes së fituar ndaj armenëve me rezultat minimal 0-1 për faqen...

Marku rikthehet në ring me një super përballje më 31 mars

Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit