3.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Jakup Krasniqi: Po të isha deputet, do ta votoja qeverinë Kurti

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, përmes një shkrimi të tij drejtuar mediave thotë se ia vlen të formohet një qeveri e pakicës.

Ai ka ritheksuar pamundësinë e arritjes së marrëveshjes për koalicion, të paktën deri tash, mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, thotë se për një qeveri të pakicës duhet të ketë një vullnet politikë, se paku për t’i shtyrë zgjedhjet për një vit dhe që t’i jepet mundësi të majtës politike për të parë se a është ndryshimi dhe a ka me të majtën qeverisje të mirë.

Tutje, Krasniqi thotë se ia vlen që të shihet se e majta a ka konsekuencë e konsistencë parimore në qeverisje, “se në politikë nuk e pamë ndonjë konsistencë në mbrojtje të parimeve politike”.

“Votuesi në Kosovë i ka mundësuar Vetëvendosjes që të del partia e parë e votuar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, pse qytetari i Kosovës mos ta provoj qeverisjen e Albin Kurtit?!”, shkruan Krasniqi.

Tutje, thotë Krasniqi, nëse për një vit nuk shihet ndonjë ndryshim esencial në qeverisjen e vendit, pas një viti me mocion të mosbesimit lehtë mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Por, Nisma Socialdemokrate është shprehur se nuk do ta votojë qeverinë Kurti, e cila pritet të dalë për votim në Kuvend të hënën.

Këtë e ka konfirmuar të premten deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala.

Ai, në një prononcim për Kosova Press, ka konfirmuar se deputetët e partisë së Fatmir Limajt nuk do të votojnë pro qeverisë Kurti.

Po ashtu ai ka thënë se Nisma nuk e përkrah opsionin për qeveri të pakicës, duke shtuar se kjo nuk do të ishte zgjidhje e mirë për vendin.

Postimi i plotë i Krasniqit pa ndërhyrje:

MBASE IA VLEN TA PROVOJMË EDHE QEVERIA E PAKICËS

Republika e Kosovës, shteti më i ri i Evropës, me probleme të shumta politike e diplomatike në raport me Komunitetin Ndërkombëtar si dhe me probleme të shumta politike, ekonomike të brendshme – i duhen institucione ligjore të qëndrueshme. Pastaj, që gjashtë muaj Kosova nuk ka qeveri legjitime, ka një qeveri në detyrë e cila edhe kur ishte legjitime, nuk është shquar për ndonjë qeverisje të mirë e të përgjegjshme.

Pas zgjedhjeve të tetorit është pritur që në afatin ligjor të formohej koalicioni qeverisës, por kjo nuk ndodhi, ndoshta edhe për shkak të mungesës se një vullneti politik te dy partive politike (LVV-së e LDK-së) për ta përmbyllur koalicionin. Ndoshta në një ambient të tillë politikë të mbushur me vija të kuqe, ia vlen që të provohet edhe një Qeveri e pakicës!

Pse ia vlen Qeveria e pakicës?

Shumica në Kosovë janë të mendimit se Kosovës i duhet një qeveri e ndryshimit dhe qeveri ndryshimi me politikat e djathta ideologjike të deritashme, nuk mund të ketë. Mbase, ndryshimi është të politikat e majta ideologjike dhe në këto zgjedhje ky ndryshim mund të gjendet te Vetëvendosja e cila në nivelin qendror nuk është provuar edhe pse në nivelin lokal deri më tani nuk kemi parë ndonjë ndryshim esencial në krahasim më partitë e tjera politike. Por, për një qeveri të pakicës duhet të ketë një vullnet politikë, se paku për t’i shtyrë zgjedhjet për një vit dhe që t’i jepet mundësi të majtës politike për të parë se a është ndryshimi dhe a ka me të majtën qeverisje të mirë. Veç kësaj ia vlen që të shihet se e majta a ka konsekuencë e konsistencë parimore në qeverisje, se në politikë nuk e pamë ndonjë konsistencë në mbrojtje të parimeve politike. Votuesi në Kosovë i ka mundësuar Vetëvendosjes që të del partia e parë e votuar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, pse qytetari i Kosovës mos ta provoj qeverisjen e Albin Kurtit?!

Ky është mendimi i imi krejt personal dhe po të isha deputet në Kuvendin e Kosovës, vota ime do të shkonte për Qeverinë e pakicës së majtë. Bile në ketë rast u bëjë thirrje deputetëve të orientimit të majtë, nëse ka, që t’i bashkojnë votat për Qeverinë e pakicës.

Nëse për një vit nuk shihet ndonjë ndryshim esencial në qeverisjen e vendit, pas një viti me mocion të mosbesimit lehtë mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pasi për më shumë se dhjetë vjet ua dhamë mundësin politikave të djathta të qeverisin me vendin dhe vërtetë qeverisën keq, pse mos t’ia japim një vit mundësi të majtës politike për të qeverisur me Kosovën?

Besoj që nuk do të kemi qeverisje më të keqe sesa kishim deri më tani! Konsideroj që një vit është kohë e mjaftueshme për të parë se çfarë qeverisje po i bëhet vendit. Natyrisht, në ketë rast kërkoj nga Kryeministri i Qeverisë së pakicës (nëse arrihet), që mos ta sheh të Qeverisurit si “hallvën me shumë sheqer”, për qeveritarët, por ta sheh si një sherbet të mirë për qytetarët e Kosovës!

Më Shumë

Çeku: Kemi investuar rreth 20 milionë euro për infrastrukturë teatrore

Ka përfunduar rinovimi i tërësishëm i teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një...

LDK-ja mobilizohet për tubimin e 18 nëntorit në Prizren

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren është duke u mobilizuar në përgatitje për tubimin që do të mbahet më 18 nëntor...

Buzë honit

Lajmet e Fundit