36.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Jakup Krasniqi veteranëve: Rektori s’ka faj

JakupKrasniqi10-29Ish– Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka komentuar protestën e sotme të veteranëve. Ai ka thënë se problemi për këtë nuk është te rektori, por te Qeveria e Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Krasniqit.

ZGJIDHJE LIGJORE APO DICKA TJETER?

Nuk ka asnjë dyshim, çdo grupim shoqëror e ka të drejtën për të ndikuar në zhvillimet shoqërore, por krejt çështja është, si të ndikohet e ndihmohet. Kjo e drejtë është edhe e Shoqatave të dala nga Lufta Çlirimtare. Nuk ka asnjë dyshim se jo vetëm shoqatat gjatë gjithë këtyre viteve të pas luftës kanë ndërhyrë në Universitetin e Prishtinës dhe kjo ndërhyrje është bërë nga individë të fuqishëm të UCK-së, që kanë dëshiruar të “vranë e kthjellin” në Universitetin e Prishtinës dhe në gjithë jetën institucionale në Kosovë!? Prandaj e kemi ketë gjendje, për fatin e keq tonin, jo vetëm në Universitetin Publik.

Unë konsideroj që problemi nuk është te Rektori i UP-së, problemi është te Qeverinë e Kosovës, përkatësisht në Ministrin e Arsimit, të cilat janë përgjegjësit kryesor për planifikimin e përgjithshëm shoqëror, si edhe për planifikimin e Arsimit të Lartë. A e kanë bërë institucionet në fjalë, planifikimin për regjistrimin e studentëve në Universitetet Publike te Kosovë? Nëse e kanë bërë, a e kanë planifikuar edhe numrin e mundshëm të kategorive të përmendura, të cilave më se paku u duhet ky problematizim? Shoqatat e dala nga lufta çlirimtare, të gjitha kërkesat e veta është dashur ti adresojnë te Qeveria e cila nuk e ka vetëm përgjegjësinë e regjistrimit të studentëve të kategorive të caktuara, por edhe për të krijuar mundësi të tjera materiale, e mbi të gjitha kushte të duhura për studim, arsim e edukim.

Nga kjo del se shoqatat është dashur të komunikojnë me qeverinë, kurse Kryeministri e Ministri te bisedonin me Rektorin, gjithnjë mbi bazën e ligjit e të planifikimit dhe mundësive të studimit (kapaciteteve të fakulteteve të ndryshme). Të gjitha segmentet e shoqërisë sonë, se kush në kapacitetet e veta duhet të ndihmojnë Rektorin ne ndryshimin e gjendjes në Universitetet Publike, nëse e dom perspektiven dhe zhvillimin e këtij vendi.

Kështu siç kemi vepruar deri më tani, nuk mund të ndryshojmë asgjë. Rektori e ka përgjegjësin për të menaxhuar me Universitetin, për të krijuar kushte pune e studimi si për studentë ashtu edhe për kuadrin akademik, ashtu si ia jep ligji. Rektori nuk e ka asnjë obligim që tu përgjigjet grupeve të ndryshme të interesit, qofshin ato edhe shoqatat e përmendura. Pra adresimi i problemit duhet të bëhen mbi qeverinë e jo mbi Rektorin e rektoratin. Mbështetja e Kryeministrit në detyrë apo e atij në ardhje, në ketë rast nuk duhet të bëhej përmes rrjeteve social (fb). Kryeministri duhet të veproj konkretisht e sinqerisht!?

Rektori e ka përgjegjësinë për të ndryshuar përmbajtësisht cilësinë e studimeve ne Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Çdo ndërhyrje për te vazhduar gjendja ekzistuese apo për të përkeqësuar atë në Universitet, nuk i ndihmohet asnjë studenti dhe asnjë kategorie, e më se paku u ndihmohet atyre që kanë kontribuar më se shumti për lirinë e pavarësinë tonë.

Më Shumë

Kuvendi i Dragashit miraton planin buxhetor afatmesëm

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës...

Ismet Kryeziu letër të hapur për liderët politikë

Të nderuar kryetarë të partive politike që jeni pjesë e Kuvendit të Kosovës, Prej javësh, e muajsh, jemi dëshmitarë të një realiteti të pajustifikueshëm kushtetues...

Lajmet e Fundit