10.5 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Jasharaj: Grevën po e nisim, s’tërhiqemi nga kërkesat

RrahmanJasharaj-sbashkKryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar grevë në orën e parë të mësimit në të gjitha shkollat të martën e kësaj jave.

Jasharaj ka konfirmuar për Tribunën se nëse nuk iu plotësohen kërkesat që i kanë do të futen në grevë të përgjithshme, që sipas tij, nuk e dëshirojnë.

Gazeta Tribuna: Keni paralajmëruar grevë për të martën. Cilët janë hapat që do t’i ndërmerrni?

Jasharaj: Sindikata e Arsimit do të mbaj një orë grevë të martën për t’i treguar edhe opinionit edhe institucioneve dhe Qeverisë se SBASHK-u po fillon me veprimet e përshkallëzuar sindikale ashtu siç parashihet edhe me ligjin e grevës por edhe me konventat ndërkombëtare.

Gazeta Tribuna: A do ta vazhdoni grevën edhe ditët tjera?

Jasharaj: Pas kësaj duke u bazuar po ashtu në ligj të enjten më 22 janar do ta bëjmë hapin dytë që është pak më ashpër që nuk do të mbahen dy orët e para në mësimin në ndërrimin para ditës dhe dy orët e para në mësimin e pas ditës dhe nëse nuk jep efektet e dëshiruara këshilli drejtues ka vendosur që më 30 janar e premte do të shkojmë në grevë një ditore.

Gazeta Tribuna: Çka nëse kërkesat nuk iu plotësohen?

Jasharaj: Nëse kërkesat nuk plotësohen këshilli drejtues do të mblidhet sërish në mbledhje të jashtëzakonshme, kam frik se njëri nga hapat do të jetë greva e përgjithshme.

Gazeta Tribuna: Jeni në dijeni se kontratën kolektive kanë kërkuar ta pezullojnë për një kohë edhe Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane?

Jasharaj: SBASHK-u nuk po angazhohet për kontratën kolektive por po angazhohet për mbrojtjen e kontratës të sektorit tonë e cila nuk bie ndesh as me Odën Amerikane dhe as me ligjet e Kosovës sepse kontrata jonë është e bazuar në ligjin e punës.

Gazeta Tribuna: Çfarë rezultatesh keni arritur me takimet që i keni pasur me zyrtarë qeveritar?

Jasharaj: Kemi pasur takim me kryeministrin dhe ministrin e financave Avdullah Hotin, po ashtu me ministrin e Arsimit. Secili prej tyre ka shprehur mirëkuptim për kërkesat tona, e kam fjalën për kontratën dhe ministri i arsimit ka marr obligim që të angazhohet me kryetarët e komunave që të gjejnë zgjidhje deri te mjetet për implementimin e plotë të kësaj marrëveshje. E gjithë implementimi i kontratës kolektive e ka koston 15 milion euro. Ne urojmë që të mos ndodhë greva më, por kam drojën se do të futemi në grevë të përgjithshme.

Më Shumë

Rikthehet Superliga: Malisheva pret sot Dukagjinin

Superliga e Kosovës rikthehet sot, duke hapur javën e 14-të me dy ndeshje të rëndësishme që premtojnë spektakël dhe emocione. Sfida e parë, Malisheva-Dukagjini, është...

Dëshmitari Çadraku: Në Rahovec e Prizren të gjithë pjesëtarët e UDB-së kanë qenë shqiptarë

Dëshmitari Halil Çadraku foli të hënën në Hagë për rolin e tij si pjesë e G2-shit apo sektorit të Zbulim-Kundërzbulimit në Zonën Operative të...

Lajmet e Fundit