11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Jasharaj: Mësimdhënësit janë pajtuar me 25%

RrahmanJasharaj-sbashkKryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, edhe pse ditë më parë kishte deklaruar për Kosovapress-in se mësimdhënësit do të hyjnë në grevë dhe do ta bojkotojnë mësimin nëse pagat rriten nën 30 për qind, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Megjithatë, në një intervistë për Kosovapress, ai ka thënë se deklarimi i tij i mëhershëm ka qenë reagim i mësimdhënësve nga terreni, derisa tani është pajtuar me një rritje të tillë pasi një gjë të tillë e kanë bërë edhe vet mësimdhënësit.

“Fillimisht e them se është shumë e vërtetë se kam deklaruar publikisht dhe ai deklarim i imi ishte zë i mësimdhënësve të Kosovës dhe ne kishim qëndrim 30 për qind. Mirëpo, pasi që u publikua kjo përqindje dhe ky qëndrim i yni, menjëherë kemi pas takime me MASHT-in, me ministrin Ramë Buja dhe ne ia kemi shtruar këtë çështje dhe i kemi thënë prerazi se mësimdhënësit e arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë nuk pranojnë ndonjë përqindje më të vogël. Kjo ka ndikuar që ministri Buja të vë kontakte me kryeministrin dhe pastaj kanë filluar negociatat që janë SBASHK-MASHT por edhe me ndërmjetësimin e kryeministrit dhe kur kemi debatuar qartë, na është thënë por edhe ne e kemi thënë se kur ka negociata të dy palët duhet të lëshojnë pe aq sa deri te vija e kuqe që e quajmë ne në negocime. Kështu që duke qëndruar vazhdimisht në bashkëpunim me kryesinë tonë dhe me terrenin, terreni është pajtua r se për hirë se po rriten pagat jo vetëm në sektorin e arsimit por në të gjithë sektorët, arsimi ka bërë një hap drejt 20-shit por edhe kryeministri e ka bërë një hap drejt shifrës tonë dhe kemi arrit me pajtimin e të dyja palëve 25 për qind”, ka deklaruar ai.

Jasharaj ka siguruar se mësimdhënësit janë të kënaqur me rritjen e pagave që ka ndodhur në këtë sektor duke shtuar se nuk ka ndonjë rrezik për greva apo bojkot të mësimit.

“Mund ta konfirmoj duke u bazuar në faktet se në zyrat tona nuk ka arritur asnjë shkresë apo telefonatë që do të na detyronte të mendojmë ndryshe. Kemi përgëzime, kemi edhe letra, kemi edhe vizita në këto zyre, do me thënë mund ta them me plot gojën se mësimdhënësit e Kosovës janë pajtuar me 25-shin por janë pajtuar me këtë 25 për qind”, është shprehur ai.

Jasharaj ka thënë se rritja e pagave do të bëhet mbi bazën e re të pagave ku mësimdhënësit e nivelit të mesëm të ulët do të përfitojnë 81 euro rritje derisa ata të nivelit të mesëm të lartë 89 euro apo 405 dhe 439 euro pagë bruto.

Më Shumë

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Lajmet e Fundit